Dyshohet se lumi Lepenc i ka bartur trupat e policëve të Kosovës në Maqedoni

Policia Kosovës njofton se disa rrugë do të bllokon përkohësisht gjatë vizitës së nënpresidentit të SHBA-ve, Joe Biden

Policia Kosovës ka njoftuar se disa rrugë do të bllokon përkohësisht gjatë vizitës në vendin tonë të nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Policia ka njoftuar se sot nga ora 18:00 nuk do të lejohet qasja e veturave në rrugën “Tringë Smajli” para hotelit “Sëiss” në Prishtinë deri në përfundim të vizitës. Me datën 17.08.2016 nga ora 08:00 do të ndalohet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” nga Sllovenia Sport deri te rreth-rrotullimi te ish Gjykata e Qarkut prapa Komunës, rruga e UÇK-së deri te udhëkryqi me rrugën “Migjeni”. Gjithashtu edhe sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Skënderbeu” do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden . Në rajonin e Ferizajt, rruga Bibaj – Dardani dhe anasjelltas do të jet e ndaluar për qarkullim nga ora 11:00 deri 16:00, të datës 17.08.2016, përderisa zyrtarë policor janë paraparë të orientojnë qarkullimin në rrugën alternative; Gjilan-Kllokot –Viti – Gerlic – Ferizaj dhe anasjelltas, një njësi policore do të vendoset në udhëkryqin e Kllokotit dhe do i orienton/udhëzon qytetaret të cilët destinacion e kanë Ferizajn. Rrugët tjera do jenë nën menaxhim dhe mbikëqyrje të zyrtarëve policor në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i rrjedhshëm i komunikacionit duke përfshirë edhe lëvizjen e delegacioneve të ndryshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …