Portalet proqeveritare Indexonline dhe Ekspress shpifin për komunën e Prishtinë

Portalet propolicore Indexonline dhe Ekspress shpifin për komunën e Prishtinës

 

Mbrëmë vonë, Portali proqeveritar Indeksonline lansoi edhe një shpifje për Komunën e Prishtinës, duke thënë se vetura e Komunës së Prishtinës gjindej në atë kohë pranë një lokali në Graçanicë. Jemi të detyruar që për hir të informimit të drejtë të opinionit publik të njoftojmë se targat e veturave që i ka në shërbim Komuna e Prishtinës përfundojnë me numrin 19, deri sa vetura që paraqitet në këtë shpifje, numrin e fundit në targa e ka 34. Duke qenë se Indeksonline është i afërt me qarqe të caktuara të policisë, ka pasur mundësi ta vërtetojë faktin se kjo makinë nuk është e Komunës së Prishtinës, mirëpo ka zgjedhur që qëllimshëm të shpifë dhe ta dezinformojë opinionin publik. Komuna e Prishtinës do të ushtrojë padi për shpifje ndaj portalit indeksonline. Përkundër demantimit tonë shpifjes së portalit Indeksonline për Komunën e Prishtinës, portali tjetër i ngjashëm, Gazeta Express, e përsërit të njejtën shpifje. Komuna e Prishtinës do ta padisë edhe Gazetën Express për të njejtën shpifje.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …