Posta e Kosovës mirëpriti ekspertët Doganorë Francezë

Në Qendrën Tranzite Postare dhe në Doganën e Kosovës, kolegët tanë mirëpritën ekspertët e Doganës Franceze, në kuadër të bashkëpunimit me UNODC.

Ekspertët e Doganës Franceze, shkëmbyen përvojat me kolegët tanë pas trajnimeve të tyre në kuadër të Projektit Hermes, të financuar nga Zyra e Krimeve dhe Drogave të UNODC-së, për parandalimin dhe zbulimin e mallrave të rrezikshme dhe substancave të drogave, përmes dërgesave postare.

Falënderojmë përfaqësuesit e Zyrës së UNODC-së dhe ekspertët francez për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre me Postën e Kosovës në tema specifike që lidhen me proceset e biznesit, pajisjet dhe trajnimin e personelit në ngritjen e kapaciteteve për shërbime postare nga përvojat Evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …