Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 3. 785 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite, në Gaza që nga 7 tetori

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 3 mijë 785 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori, transmeton Anadolu. Një deklaratë e ministrisë tha se mbi 12 mijë njerëz janë plagosur gjithashtu në sulm. Ministria tha gjithashtu se numri i të vdekurve palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar është 69, ndërsa 1.300 të tjerë u plagosën. Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare, pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore janë në mbarim e sipër. Sekretarin i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të lehtësuar vuajtjet epike njerëzore. Raportohet se 1 mijë 405 izraelitë, përfshirë 306 ushtarë humbën jetën ndërsa 3.968 u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.

 

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati

Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye …