Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka biseduar në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Ramush Haradinaj, ka biseduar në Tiranë me  kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka thënë se me Edi  Ramën ka biseduar për zhvillimet nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, Shqipëria dhe rajoni. Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar dhe kombëtar ta ndihmojë Kosovën në tejkalimin e sfidave. Sot në Tiranë zhvillova një takim vëllazëror me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.  E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, ka shkruar Haradinaj me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …