Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Sibel Halimi, konsideron se se është e pafalshme që diplomatja e Kosovës, Donika Shvarc të tregohet  kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj, lidhur me deklaratat e saj për situatën në Poloni. Në një kohë kur të gjithë politikanët rezervohen në deklarime – që të mos ketë përshkallëzime – ministrja jonë e jashtme i hedh benzinë zjarrit. Përpos lëshimeve teknike e ngatërrimit të flamujve të shteteve, angazhimit të vobektë në njohjen e Kosovës, gabimet përmbajtjesore e deklarimet pa takt sikur ky i fundit, janë edhe më të rënda. Kabineti i madh e me shumë këshilltarë, duhet të angazhohen dhe të konsultohen, para se të bëhen të tilla gabime të panevojshme. Donika Shvarc e vënë shtetin tonë në pozitë të pafavorshme në politikën ndërkombëtare, ka saktësuar zonja Sibel Halimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mentor Majaci jep dorëheqje nga Vetëvendosje, kërkon falje publike për mbështetësit

Aktivisti Mentor Majaci ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, duke kërkuar falje publike …