Fatmir Humolli

Deputeti, Fatmir Humolli, ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Vetëvendosja

Deputeti, Fatmir Humolli, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që t’i realizojë premtimet, të cilat i ka dhënë gjatë  fushatës së zgjedhjeve,  ose do ta braktisë Vetëvendosjen. Unë në politikë kam hyrë për të çuar përpara interesat e vendit. Vetëvendosja, nëse i kthehet asaj që ka premtuar në fushatë, nuk kam nevojë të mendoj për një parti  tjetër, por nëse vazhdon duke injoruar deputetët dhe qytetarët,  atëherë ajo nuk është Vetëvendosja e fushatës. Deputeti, Fatmir Humolli,  disa herë ka kritikuar qëndrimet e partisë dhe të koalicionit qeveritar,  në Kuvend, dhe në shumë raste ka marrë një qëndrim të distancuar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …