Peter Stano

Peter Stano: Mirëpresim në Bruksel kryeministrin, Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq për të gjetur një zgjidhje kompromisi

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të mirëpritur në një takim në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Aleksandër Vuçiq. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili saktësoi se ata  duhet të takohen për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri. Ne mbetemi të përkushtuar që t’ i  mirëpresim për një takim në nivelin më të lartë, sapo ata  të jenë gati të tregojnë sjellje evropiane dhe vullnet për të kërkuar një zgjidhje evropiane për problemet reciproke”, theksoi ai. Kjo deklaratë u publikua pas dhe shefi i BE-së, Josep Borell tha e kriza mes Serbisë dhe Kosovës po thellohet, andaj sa më parë  duhet gjetur një zgjidhje të qëndrueshme kompromisi nga të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …