KMDLNJ

KMDLNj ka konstatuar se brenda një kohe të shkurtë janë dhënë disa dezinformata nga ana e Serbisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se Serbia po përdorë dezinformimin si mjet për ta luftuar Kosovën. Përmes një reagimi për media, KMDLNj-ja ka theksuar se brenda një kohe të shkurtë janë dhënë disa dezinformata nga ana e Serbisë. “Serbia përmes instrumentalizimit të serbëve në veri të Kosovës e ka tensionuar situatën sikur që po kërcënon edhe serbët që jetojnë në Kosovën qendrore se do ta pësojnë nëse bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës duke i quajtur ‘serbët e Kurtit’. Këto dezinformata nuk po përdoren rastësisht dhe në këtë kohë por se kanë një vijimësi të keqpërdorimit për qëllime politike. KMDLNj-ja ka theksuar se institucionet e Kosovës dhe qytetarët duhet te tregojnë maturi sepse, përkundër përpjekjeve për destabilizim të situatës, nuk do të ketë përshkallëzim të dhunës dhe se kjo situatë do të tejkalohet në mënyrë paqësore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …