Postin partiak të Hydajat Hysenit në Vetëvendosje e zë ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci

Postin partiak të Hydajat Hysenit në Vetëvendosje e zë ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci

Kryesues i  deritanishëm  në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të jetë më Hydajet Hyseni, pasi në vendin e tij është emëruar, Arbërie Nagavci. Bëhet e ditur se këtë vendim e ka marrë vetë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi Hydajet Hysenit thuhet se nuk i kishin pëlqyer videot që Lëvizja Vetëvendosje shpërndau muajin e fundit me titullin “shkatërruesit e shtetit”. Jo me atë gjuhë jo me atë qasje rrënuese që mbyllë derën e çfarëdo afrimi e bashkimi. Sinqerisht mua më bëhet e pamundur të marr pjesë në diskutimet për shkak të mënyrës si zhvillohen ato”, kishte thënë deputeti i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni dhe kjo kishte mjaftuar për ta hequr nga radhët. Ngjashëm është vepruar edhe me Liburn Aliun, të cilit Qeveria Kurti ia ka besuar postin e ministrit të Infrastrukturës. Ky është spastrimi i  dytë i qetë i radhëve të të burgosurve politikë, njëherë nga LDK-ja tani nga Vetëvendosja. Në vitin 1998, kur Ibrahim Rugova kishte larguar nga radhët Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, Berat Luzhën, dhe po thuajse të gjithë të burgosurit politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …