Premtimi i kryetarit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur

Premtimi i kryetarit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur kur i dërguari i tij tha se administrata do të donte që vendi  të mbante zgjedhje, në këtë vit dhe veçanërisht nëse arrihet një armëpushim. Deklaratat e Keit Kellogut e nxorën në pah një çështje të ndjeshme dhe të pazgjidhur në politikën ukrainase, ndërsa përpjekjet e SHBA-së për të nisur bisedimet e paqes po shtohen dhe Kremlini po kërkon të diskreditojë presidentin ukrainas, Vladimir Zelensky, duke pretenduar se ai është jolegjitim. Në një intervistë për Reuters më 1 shkurt, Kellogg tha se zgjedhjet në Ukrainë “duhet të mbahen” dhe mund të zhvillohen pas një marrëveshjeje armëpushimi, diçka që ai ka thënë se mund të arrihet brenda disa muajsh. Shumica e vendeve demokratike mbajnë zgjedhje edhe gjatë kohës së luftës. Mendoj se është e rëndësishme që ato të mbahen”, tha Kellogg për Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …