leoni

Pren Marashi: Mbjellja e gjuhës së urrejtjes kundër luftës dhe luftëtarëve të lirisë ka për pasoja edhe sjelljen çnjerëzore

Komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së, të Zonës Operative të Dukagjinit  gjatë luftës,  Pren Marashi, ka reaguar ashpër, lidhur me rrahjen brutale të Nënës së Dëshmorit Taulant Nura.  Ai ndër të tjera ka shkruar: “Mbjellja e gjuhës së urrejtjes kundër luftës dhe luftëtarëve që sollën lirinë ka për pasoja edhe sjelljen çnjerëzore ndaj nënës së heroit sot në Pejë.  Taulanti ishte pothuajse në të njëjtën moshë me përdhunuesen e nënës së tij, por ka një ndryshim thelbësor në edukimin dhe përfundimin e karrierës së tyre. Turp!  Pusho në paqe Taulant se ti ia ke paguar borxhin mëmëdheut e turpi le të mbetet në ballë të atyre që nxisin urrejtje duke mos respektuar gjakun e derdhur të luftëtarëve çlirimtarë!

Kontrolloni gjithashtu

Në pritje të Komisionit Evropian: Çfarë do të përfshijë raporti për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 29 tetor paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e …