Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas ka shpallur tri ditë zie pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas ka shpallur tri ditë zie pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza. Lajmi u bë me dije nga agjencia zyrtare VAFA. Të paktën 500 persona janë vrarë gjatë sulmeve të fundit ajrore të ndërmarra nga Izraeli në spitalin Al Ahli. Më herët, ministria palestineze e Shëndetësisë raportoi gjithashtu për vrasjen e të paktën 3,000 njerëzish dhe plagosjen e 12,500 të tjerëve në Rripin e Gazës. Fraksione të ndryshme politike u bënë thirrje gjithashtu palestinezëve në Bregun Perëndimor që të vijojnë nesër kundërsulmet në shenjë proteste kundër goditjes vdekjeprurëse të izraelit në spital.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …