epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Kryeministri, Albin Kurti, në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutash, i kërkon atij ta ruajë kufirin e Kosovës me Serbinë

Kryeministri,  Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend. Ai theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandantin e KFOR-it. Temë kryesore  e takimit ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë. Kryeministri theksoi që ky sulm terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Sasia e madhe e armatimit dhe municionit ushtarak të konfiskuar është prodhuar në Serbi. Edhe ushtrimet luftarake të paramilitarëve që kryen terror e vrasje në Banjskë të Zveçanit janë kryer në Serbi. Atje Kosova nuk ka jurisdiksion prandaj nevojitet edhe një hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon dhe përçmon opozitën për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon opozitën për zgjedhjet e ardhshme. …