Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin. Ai ka shtuar më tutje se Franca nuk është duke i dërguar më armë Izraelit. “Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike, që ne të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë. Mendoj se ne nuk po dëgjohemi ” citon atë të ketë deklaruar, Radio Evropa e Lirë. Kjo radio kujton më tutje se edhe Britania e Madhe e ka pezulluar dërgimin e armëve për Izraelin për shkak se ato armë mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: VV-ja ka bërë tri shkelje kushtetuese, ende pa nisur mandati i ri
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për tri shkelje …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
