Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është ankuar se Turqia e ka armatosur Forcën e Sigurisë së Kosovës me armë serioze. “Dua t’u tregoj njerëzve diçka që nuk e dinë. Turqia e ka armatosur seriozisht FSK-në…Turqia u ka dhënë raketa anti-tank, dronë, topa me rreze të gjatë. Këto i ka FSK-ja sot. Ne refuzuam të blejmë bajraktarë sepse ata ia dhanë Prishtinës. Nuk do të bashkëpunojmë më me ta në këtë. Dronët kinezë, CH-90, na kanë ardhur kohëve të fundit. Brenda pesë muajsh, do të kemi 1 mijë dronë kamikazë që i kemi porositur nga Lindja e Mesme, për të parandaluar një agresor potencial”, ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një emisionin në Tv Pink.
