Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk e dekreton Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk e dekreton Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk e ka dekretur Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai po vazhdon të mbajë qëndrimin se ky ligj është në kundërshtim me kushtetuten dhe se është sjellë për përfitimin e poenëve politik nga partitë në pushtet në vend. Ivanov ka theksuar se me sjelljen e këtij ligji, do të bllokohen shumeëinstitucione, gjë e cila do të hapte çështjen e ridefinimit kushtetues pasi që rrezikon unitarizmin, sovranitetin dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë.

“Ne kemi sjellë ligj të padrejtë dhe diskriminues, ligj që e favorizon vetëm gjuhën shqipe. Për këtë arsye, duke e pasur parasysh qëndrimet e mija rreth mospërshtatjes së ligjit për përdorimin e gjuhëve me Kushtetutën, por edhe deklarimet e ekspertëve dhe opinionit të gjerë për antikushtetutshmërinë e këtij ligji, duke u bazuar në nenin 75 të Kushtetutës së Maqedonisë, sjella vendim që të mos e nënshkruaj dekretin për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, ka deklaruar Ivanov.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …