Presidenti viziton Komunën e Suharekës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për pak qaste qëndroi në Komunën e Suharekës, ku me këtë rast i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, vendosen buqetë lulesh tek lapidari i viktimave të luftës.

Presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për viktimat e luftës, të cilët sakrifikuan jetën për pavarësinë e Kosovës, ndër të tjerash tha se familja Berisha është një familje emblematike e cila me sakrificë, me durim, me përkushtim ka përcjellë gjithmonë mesazhe më të mira të mundshme.

“Ne do të punojmë maksimalisht si Institucione të vendit në zbardhjen e fatit të të gjithë të pagjeturve” citoi Presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …