Prezantohet Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin e KOSTT për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/35/10(20)kV Ferizaj 3 me infrastrukturë përcjellëse

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është organizuar debat publik nga Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës #KOSTT dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për çështjet ambientale të projektit për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/35/10(20)kV Ferizaj 3 me infrastrukturë përcjellëse. Në këtë debat publik morri pjesë edhe drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, përfaqësues nga institucionet qendrore si dhe qytetarë. Në bazë të analizës së prezantuar përmes Raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektin kapital të KOSTT-it për ndërtimin e nënstacionit të ri 110 kV Ferizaj 3, u konstatua që implementimi i këtij projekti nuk ka efekte të dëmshme domethënëse për mjedisin.

Implementimi i projektit do të ketë ndikim pozitiv sa i përket krijimit të kushteve për furnizim cilësor me energji elektrike për qytetarët e Komunës së Ferizajt, nga aspekti i transmetimit si dhe do të ndikoj në hapjen e një perspektive të re për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në këtë komunë.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …