Pritjet e gjata dhe kolonat me kilometra duket se do të vazhdojnë edhe sot në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë

Pritjet e gjata dhe kolonat me kilometra po  vazhdojnë edhe sot në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Numri i madh i bashkatdhetarëve të cilët ishin për pushime në Kosovë tashmë janë nisur për tu kthyer në vendet evropiane, ku ata jetojnë dhe punojnë. Si rezultat i kësaj ata edhe në orët e hershme të ditës së sotme janë përballur me pritje të gjata. Sipas statistikave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare. Në këtë pikë kalim kufitar bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë kurse kolona është e gjatë  800 metra. Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës ka kolonë e pritje. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 30 minuta kurse kolona është e gjatë deri në 250 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …