Sipas statistikave, 1.724.374 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në muajin korrik 2019

Sipas statistikave zyrtare, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin korrik 2019 janë 1.724.374. Krahasuar me korrikun e viti  2018, ky tregues rezulton me rritje 11 %. Në korrik 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 1.176.810. Krahasuar me korrik 2018, ky numër është rritur me 14,5 %. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë shtatë muajve të parë të vitit 2019 është mbi 3 milionë e treqind mijë.  duke u rritur me 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në korrik 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri. Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25,5 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,6 %. Përgjatë shtatë muajve të parë të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 24,2 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 10,6 %, njofton INSTAT.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit korrik 2019, janë mbi një milionë e 400 mijë duke shënuar një rritje me 2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit korrik 2019, janë mbi 5oo mijë. Gjatë muajve të pushimeve plazhet e bregdetit të Shqipërisë mbushem me pushues shqiptarë nga Kosova, Maqedoni e vende të tjera, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë shkojnë për të pushuar në Greqi Turqi e gjetkë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …