Pritshmëri të ulëta për seancën e 20 gushtit – opozita dhe analistët paralajmërojnë bllokadë të re institucionale

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të martën, më 20 gusht, në orën 11:00, për të tentuar sërish konstituimin pas më shumë se tri javësh pauzë. Seanca vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që urdhëroi zgjedhjen e krye parlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur dhe me vetëm tri tentativa për të njëjtin kandidat. Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shprehu pesimizëm për suksesin e seancës. Ajo kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se “Kurti veç me dështu din – mos u çuditni, edhe nesër e dështon seancën”. Edhe analistët e çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se një tjetër dështim mund të thellojë krizën institucionale në vend. Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se nëse kandidatura e Haxhiut nuk kalon pas tri tentativave, partia do të shqyrtojë hapat e ardhshëm, duke theksuar se vendimi i Kushtetueses për kufizimin e votimeve e zhvendos të drejtën e propozimit te partitë tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në PZAP

Ish deputetinga radhët e Partisë Demokratiktë Kosovës, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka dorëzuar një …