Procesi i vaksinimit kundër virusit korona vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës

Procesi i vaksinimit kundër virusit korona vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka lëshuar një njoftim sa i përket procesit të vaksinimit. Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së sotme, e enjte 15 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë. Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare. Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Bilall Sherifi: Kurti është ngucakeq, nëse nuk e mban marrëveshjen me Limajn i duhen edhe 4 mandate

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i …