Hakif Bajrami

Prof dr. Hakif Bajrami: Le ta kuptojnë edhe Bacalokët se sallahanët dhe shakllabanët e kanë qitur Republikën në pazar

(LETËR POPULLIT TË GJENERALËVE QË  NUK VDESIN- BAC ADEM DEMËS DHE ADEM JASHARIT –LEGJENDARIT)

Po, menjëherë pasi që GJND (2010) e shpalli verdiktin se Kosova me pavarësinë e saj nuk e ka cenuar në asnjë levë drejtësinë ndërkombëtare, shkolla naive e Prishtinës e pranoi lojën e Serbisë për “negociata teknike”. Me këtë ‘teknikë’, trusti mendor ruso-serbian arriti për ta injketuar pavarësinë e Kosovës në çështje që mund të negociohet, pa qenë të vetëdishëm se dy herë ishte në Pazar: Rambuje dhe Vjenë dhe kurrë ruso-serbianët nuk kishin nënshkruar asgjë!.Axhmitë e Prishtinës në anën tjetër, ende e shpejgojnë se Rambujeja për ta ishte sukses, sigurisht se e kishin shansin një herë në jetë, për ta parë një pyrg dhe për ta rritur nivelin e çmimit tyre biografike, se janë “krijues të historisë”. Për çudi atëbotë ndaj BACËS Madh (ADEM DEMËS), atëherë ishte ngritur aq pluhur, sa që na paten kërcnuar se “i tërë Shtabi i tij politik dhe luftarak është tradhtar”!. E BACA Adem Dema e dinte përmes Bushit Plak, (duke u mbështetur në Rezolutën e KS. OKB nr. 1160 , 31 III 1998, se nga maji 1998, NATO e kishte planifikuar BOMBARDIMIN e Serbisë; se në shtator 1998, ishin të vizatuara të gjitha caqet që do të bombardohen. Për shkaqet që ia krijonte Milloshi veti ishte përkujdesur e tërë makineria vrastare politike në Serbi, po edhe i tërë populli që është dashur të dënohet si Gjermania naziste sepse 99% e ka përkrahur për dhjetë vjetë 1989-1999. Madje ajo popullsi e gashizuar sot e shanë Milloshin jo pse bërë gjenocid në Bosnje dhe Kosovë, por pse nuk ia kreu detyrën e BESUAR 105%.

Siç dihet Baca Adem Dema, me asnjë çmim nuk pranoi të shkonte në Rambuje edhe pse e dinte çmimin e luftës. Atë çmim e kishte të njohur dhe të peshuar mirë në trurin e tij gjenial. Madje atç çmim ia kishte përseritur Hollbrukut, Kukut etj disa herë. Shkurt e shqip, Baca nuk pranonte kurrë që 11000 policë dhe ushtarë Serbian të mbesin në Kosovë, se kufirin Shqipëri-Jugosllavi ( se Serbia nuk figuron askund) ishte vizatuar ta mbrojë ushtria e Milloshit. Po, me një fjali shkarëse thuhej, pas insistimit të Olbrajtit se pas tri viteve do të mbahet referendum, për Kosovën ku nuk dihej a do të votonte vetëm Kosova apo e tërë Jugosllavia e Zhablakut. Edhe më keq, ai institucion (referendum) nuk ishte obligativ. Madje teksti ishte i përkthyer nga teksti i anglishtes që shkëpuste diçka jokojukturale pa obligim diplomatik të arealit dominium dhe imeprium , ndërsa politik jo se jo, sepse vednimi kalonte nepër KS OKB ku VETOJA e Rusisë ishte e sigurtë. Kështu kaloi shumë ujë të turbullt dhe pastaj një ekip për ta futur Sibirin në pëazarin e vetlarguar i krijoi me një metafizikë algoritimi i krijoi ‘bisedat teknike’, të cilat i mabroi si rezultat më 19 prill 2013, me një neshkim në Bruksel. Nga 33 marrëvesja deri më 2015 u arritën 23 shkelje të Kushtetutës Republikës Kosovës. Dhe timonin e bisedimeve ‘teknike’ pastaj për të shnuar histori bizarre, e mori një njeri që zakonisht ishte mësuar si në Rambuje,në Vjenë ashtu edhe në Bruksel ta vazhdoi “kampoionatin’ me një lojtar e me dhjetë senior rezervë në bankinë. Kur e mbushi mrezhën plotë me autogola serbiane filli të alarmoi: duhet krijohet “Ekip negociator”. I doli krah forca që është në pushtet. Kah fundi I vitit kjaluar, ata që e kishin dërguar sovranitetin e Kosovës në pazar, e lansuan tinzisht në internet një document, që duket i mjegulluar dhe falso nëse nuk lexohet me hermeneutikë, por që shumë vështirë do të ishte për ata që nuk kanë mësuar kurrë HEURISTIKË dhe HERMENEUTIKË së bashku se ky dokumnet fantom a është  falsifikat e Melkizdekut apo zyrtar i F. Mogerinit dhe Karl Biltit me komapni. Lidhur me kët, nëse lexohet edhe për pesë herë, madje nga diplomatët tanë me fame si: Skender Hyseni, Enver Hoxha e Behxhet Pacolli, nuk mund të zubulohet se ku është adresa e këtij atentati mbi shtetësinë e Kosovës.E kur nuk  e dijnë këta kryediplomat atëherë ku do ta dijnë Baton Gazetari, Edi Piktori, Hashim ‘magjistari’. Ky eshalloni i dytë mund të dijnë më tepër se kanë botuar libra me peshë ‘politike dhe gjeostrategjike’. Por, që ta kuptojnë bje fjala si ata opinonistët që qesin fall në “Klan Kosova’, për çdo natë, është larg logjikës dhe higjensë politike, se populli jonë, madje ata që janë shkolluar për 32 vjetë, nuk ka shansë që do ta kuptojnë, të paktën çka është dominiumi dhe imepriumi në diplomaci.

Mos e vet se tregon vet e thotë populli

E lexova dokumentin e katapultuar para nja një muaji dhe thjeshtë aftësitë e mia heuristike dhe hermeneutike, nuk i futa në ‘luftë’ se shkurt më dhimbsej benzini, se ishin një falso me dyshim. Kështu mendoja në fillim të këtij viti. Pra fjalën dyshim dhe frigë nuk e largova nga truri. Në këto situata duhet të jesh gjahtar i mirë me pati porositur Akademik Branisllav Gjurgjevi, profesor i filozofisë historisë sa isha student i tij. Kjo dukuri e frigës sidomos, është e sigurt në politikë, posaçërisht kur rigatuhet fakti nga dora e dytë, apo e tretë, se e para nuk dihet kurrë. Ja teksti i dokumentit :”KOSOVA NË TAVOLINË”. Nuk po e nominoi se dy persona këtu janë në pazar. Pazargjia i parë ose është në Vashington DC, ose në Bruksel. Vend të tretë nuk ka. Po i afrohemi objektivit ngadal, por me lapsin plotë ngjyrë që nuk shlyhet kurrë, sepse është shkollë e Bac Adem Demës. Teksti i dokumentit është ky:

  KOSOVA NË PAZAR TË DIPLOMACISË konjukturale?

1.Presheva deri në Klenikë i bashkohet Kosovës; 2. Kufiri vendoset afër Bilaçit; 3.Bujanoca merr status Special si status Distrikt;4. Mitrovica merr status Special si special Distrikt;5. Koridori 10 (autostrada-hb) shpallet internacional “Protected Roal”; 6. Liqeni I Ujmanit privatizohet për 99 vjet (Kompani Angleze) dhe është me status Special; 7.Trepça privatizohet për 99 vite  (Komapni: amerikane, franceze, ruse dhe kineze) dhe është me staus Special;  8.Kishat Serbe fitojnë pavarësi dhe eksteritorialitet (Si Hialndari në malin Atos-Greqi); 9. Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi i bashkohen Serbisë; 10. Reparacionet e luftës FALEN ndermejt Koosvës dhe Serbisë; 11. Kosova njihte nga Serbia me emrin Kosovo; 12. Forcat e NATO-s marrin mandate 33 vjeçarë; 13. Baza Copetin afër Bujanofcit bëhet pjesë e Kosovës;14. Bonsteel në Sojevë bëhet Military Base; VLORA bëhet NACY Basse; Kuçova bëhet Air Basse…; 15. FIRMOSET Traktati I Miqësisë Kosovë me Serbinë në Uashington DC; 16. Kjo marrëvesje mund të ndodhë Brenda 6 muajsh më 12 qershor 2019-firmoset kjo marrëvesje.PS. Asnjë opsion tjetër nuk vje në shprehje përveq këti, ose plotësimi. Kufiri në Bilaç nëse Mitrovica dhe Buajnofci mbeten me status Special, përndryshe kufiri vendoset në Ristovc ku Mitrovica me Serbi dhe Bujanofci me Kosovë”. Ja ky është falli I DELFIT, i politikës sonë largëparëse dhe ‘kreative’, i shkëputur nga një dorë që era i vjen BE. Po e them BE sepse askund nuk përmendet Ushtria e Kosovës.  Po,mbreti I Kosovës po bëhen 8 muej që thot publikisht se: Presheva, Bujanofci dhe Medvexha do t` I takojnë Kosovës. Despoti i Serbisë, në anën tjetër shpërthen i qetë se ‘marrëveshja do të jetë e dhimshme’ po dhimbjen duhet ta ndiej si hisedare edhe Rusia”. E pëkthyer popullorqe shqip, kjo do të thot pa u përmendur Veiu i Kosovës fare, del se “Serbia do ta fitojë në llotarinë THaçi-Vuçiq, Republikën serbe në Bosnje”. Pikat tjera u zbuluan ditën e 5 shkurtit 2019, nga zëdhënsja e BE-së Maja Kociançiq kur klithi se :“Trepça duhet të negociohet në mes Serbisë dhe Kosovës”. Me këtë u zbulua pika 7 e PAZARIT të shekullit. Serbia nuk mundet të jetojë pa avantura, sepse dihet botërisht se disa shtete të BE-së e kanë shpëtuar nga përgjegjësia kolektive  popullin serb, e jo të denohet sikurse Gjermania naziste. E verteta populli serb, Milloshin dhe regjimin e tij e ka votuar katër herë. Tani rregjimi I Beogradit mundet të thurë në ndonjë avanturë për hater të Rusisë, sepse ajo është e interesuar të shesë sa më shumë armatim. Por një porosi të urtë dhe serioze e kam. Lufta nuk do të jetë ma vetëm në trojet shqiptare. Së dyti, gjenerata e shqiptare e sotit, do të bëjë luftë mbrojtëse dhe model tipik do ta ketë atë evropian: Nuk do të mbetet asgjë mbi tokë pa u rrafshuar. Nuk do të kursehet asnjë monumenet qoftë fetar, e qoftë kulturor. Çmimin populli shqiptar do ta ketë kopjuar nga sielljet serbiane.

Pazar tjetër dilirant në vijim është theksimi I shkëputur I Vlorës dhe Kuçovës, që do të thot se hisedar I pazarit është edhe piktori akademik Edvin Kristaç Rama, me regji të Alksander Sorrosit. Veçori eklatante në vijim nga “dokumneti” që një pjese I doli në mbrojtje BE (pika 7), është se Veriu I Kosovës shkon për nderë të Bujanofcit me status Special, ku do të lulzojë droga e licencuar nga BE, Fedrata ruse dhe Serbia e zgjëruar në Bosnje nga mësimet e “Naçertanisë’ dhe Programi fashist I Stevan Moleviqit-ZBORIT fashist “Serbia homogjene dhe itegrale” nga viti 1941. Në vijim nëse realizohet ky skenar, ma ortodoksia nuk kanë pse ta vizitojnë Atosin, sepse atë e kanë në Kosovë, kuptohet nëse shqiptarët I drejton buzë varrit Hashim Thaçi. Këtë skenar nga kompozicioni I studimeve tjera del se e kanë punuar dy institucione ( Janë  emra të njohur) të A. Vuçiqit në Beograd, që për berthamë kanë metafizikën e D. Qosiqit. Shiqoni nga pika 4 e dei në pikën 10 se si joshet ShBA, Franca, Kina, Rusia për Trepçën.Çka mbetet nga Kosova sipas këtij dokumenti infantile dhe atrofik sepse ka provuar të jetë capital I pesë hamshorëve të korruptuar nga KOS, BIA dhe ish KGB-ja. Pyetja pse shënohet Koridori 10 kur dihet se është internacional, mjegulla nuk do rrënjë katrore këtu sepse BE është këmbkryq këtu. E BE duhet ta llogaritë një fakt se Rezoluta e kS OKB 1244 nuk e përmed askund Serbinë. E Jugosllavia e Zhablakut tani nuk ekziston, atëherë çfar vlere ka 1144 kur flet për diçka që nuk është ma realitet. Serbia dhe Mali I Zi e pate deponuar shtetësisnë në Jugosllavin:Kralevinë 1918-1941; në Jugosllavinë fereratë 1943-2007. Ai shtet ma nuk ekziston. Atëherë pse Serbia nuk e çartson si e ka okupuar Vojvodinën në 1918, si  eka krijuar R Serbe në Bosnje pa qenë kurrë. Ndersa Kosova ka qenë e nominuar si Antikë, ashtu edhe në Mesjetë e Kohën ma të re si trevë e njohur dhe e veçant:Dardani-Kosovë. Po pse shqiptarët nuk e kërkojnë Shkupin që deri më 1962 ishte qyteti ma I madh shqiptar, por u tretësua nga shpërnguljet në Anadolli. Historikisht shtrohet pyetja edhe për Nishin a më shumë e kanë sunduar Ilirët, Bullgarët, Osamnlinjët apo Serbianët. Del sa historikisht më së pakut Nishi ka qenë I adminstruar nga Serbianët. E Rasianët dhe Serbianët në Kosovë nuk kanë sunduar më tepër se 152 vjetë gjkthësejt si okupator. Këtë e thot edhe Jireçeku.(Istorija serba I).

Tani po e theksoi se si krrokaseshin që taksën 100% t` ishte zbulim dhe meritë PDK-ës, se autor sipas Presidentit Thaçi na ishte E. Hoxhaj. Dhe kur doli që të reagojnë: BE dhe SHBA, “fajin” provuan t` ia veshin Ramush Haradinjat. Politikës këtillë i thonë hipokrizi, me moral zero vlerë.

Madje të gjithë shqiptarët musliman sivjet nuk kanë pse t` i japing VITRAT, sepse reparacionet FALEN, i jep BE me sigël tç Frederika Mogerinit për shpiert të babes. Ky gjest duket nga Hëna se sevapi është aq I lartë sa që firmoset në Vashignton DC. Në vijim pasi që Kosova njihet me emrin Kosovo, më duhet të them paksa seriozisht se kurrë Zveçani nuk ka qenë edhe në kohën e Banovinave me Serbinë. Trepça thonë dokumentet admistrohej nga Banovina e Nishit, kurse shkritorja në Zveçan administrohet nga Banovina e Cetinës (19129-1941-‘99). Dhe pasi që ia dhuruam Çakorin dhe Kullën si sadakë e shkëputur nga Hashimi, Enveri, Isa, Murati  etj Cerna Gorës, pse mos ta hapim zemrën dhe ta lëshojmë Crna Gorën deri në Zveçan, dhe kështu shteti ma I ri I NATO-s nuk do të na lërë pa ujë nga Ujmani për 99 vjet. Zor se pas 100 vjetësh I tërë ky milet do të jetë gjallë, por ata që do ta vazhdojnë jetën do të këndojnë vllazrim bashkimin: “Druzhe hasho, druzhe Leko (Alesandrit), to se çuje na daljeko”- deri në Sibir e mos të flasim për Bruksel. Ahtisari PLUS është ante portas! Dhe e vetmja shpresë për shqiptarët e mësuar dhe adaptuar në robëri, prap na mbetet shpresë Bon Stilli në Sojevë, sepse për ndryshe është konvertuar në tërësi shkolla e Klintonit dhe e Bushëve, të  cilët nuk I harrojmë, sepse po dijmë ta bëjmë paqën, pasi që luftën (UÇK) nuk  e pati pranuar as LDK-për inati të Vatikanit. Me një anë mahinë. A do të ishte mirë dhe e shëndetëshme që t` ia vejnë gishtin trurit e të themi 33 marrëveshje I kemi nënshkruar me Serbinë. Sa janë impelmentiar e sa janë virgjinesha, sepse po pritet që BE pas zgjedhjeve parlamentare do të I bëjë synet të gjitha, sepse 23 shkeje të Kushtetutës Kosovës janë evidente. Mu për këtë dikujtë po I ngutet e dikujt po I kruhet. Lidhur me këtë Komisoni hetues I Parlamentit Kosovës, për deportimin e turqve të shkretë në burgjet e Anadollisë, I gjeti 31 shkelje të ligjeve. Sigurisht se diksuh për këto shkelje do të I mari një pale TESPI me 33 rruza jeshil dhe nuk ka nevojë të kandidohet kurrë për haxhi ma. A ka ma sevap se me ia dhënë krahun Erdoganit dhe sadakul fitëri hazretleri Fetullahut. Jemi soj I vjetër, pellazgo-ilro-arbans more Mic Sokola pa dallim, kur ishte koha për luftë keni sabotuar pa hile. Shiqoni sa autoritet kemi në botë, shiqoni si sabotohej lufta e drejtë, ajo luftë për çka patëm venë gjoksin hapur:”Pucajte, sta çekate”-Baca Demë!

Ah hsitoriani nuk e do politikën lakuriq. Serbia fashiste 1941-44, I likuidoi HEBREJTË (JUDEN FAI) der në maj 1943 përmes Qeverisë kuillinge të Millan Nedqit dhe Dimitrije Lotiqit (Zborit) dhe prap Iraeli ka miqësi të pakursyer me Beogradin. Nuk do ta thoja këtë po mos të PENGOHEJ ABASADIRJA MË PROFESIONALE e Republikës Kosovës në Nju Jork këto dit që mos të ligjeroi se si edhe Kosova I ka shptuar HEBRENJËT. Po e them me përgjegjësi të argunetuar se 85% të Hebrejëve që janë instaluar në Shqipëri kanë ardhur nga Serbia dhe Greqia. Ata së pari janë strehuar në Kosovë ( nga 1350-1700 persona) e pastaj ata I janë afruar Shqipërisë Bregdetare, sepse nepër det kanë synuar Lindjen e Aferme, ose Jugun e Italisë ku shpresonin se do të zabrkojnë Aleatët. Por shqiptarët e BESËS u dolën më të fuqishëm se sa çdo aleat. E Vlora Çitaku këto fakte do t` I argumentonte, e ku mbetet miqësia serbo-izralete pastaj. Lidhur me këtë, dnoshta Izralei dhe Vatikani kanë arsyet e veta, pse nuk po na pranojnë si shtet. Por argumente dihen, se Jaser Arafati ama nuk ka kurrfar autoriteti në shqiptarizëm, sepse me miliona dollarë i aka siellë Milloshit në Beograd dhe jo vetëm ky. Madje kush e respekton Papën ma shumë se ne Shqiptarët. As katolikët e Italisë nuk e duan më shumë. Por për sivejt çmim nobel për Mogerinin nuk ka, sepse atë po  e rrëmben Zaevi dhe Ciprasi. Nëse zgjidhet  Mogerini në Parlamentin e BE atëherë Hashimi+Vuçiqi+ Rama+Sorrosi+- do ta marrin çmimin e dytë për muzikë kamertale pa përciellëje në piano. Do të hidherohet Betoveni, por jo Xhon Bolltoni me mustaçe shumë simpatike, sepse më 2005 na pati derguar selame të nxehta. Ato selame I dijmë dhe nuk I harrojmë edhe nëse i harron Hashimi se ka punë shumë sivjet. Bakshish nuk ka sepse, nuk e ka askush mendjen për ta korruptuar, sepse edhe ashtu korrupsini ia ka nzënë frymën demokracisë, si Bolltoni. Mogerini, Karl Bilti, Edi, Hashimi, Leka e Shumadisë e besa janë edhe nja tre që nuk duken tani për tani, por falli nuk po i përthekon kësaj radhe.       Më 6 II 2019 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …