Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: UÇK-JA – KËMBA E ZGJATUR E NATO-S DHE DIMENSIONI UNIVERSAL I LIRISË

Sot, rrugët e Sheveningenit në Hagë u mbushën me zërat e protestës, një protestë që nuk ngrihej vetëm kundër një padrejtësie të vetme, por kundër një padrejtësie shumë më të madhe se ajo që shihej në sipërfaqe. Përtej mureve të burgut të Hagës, nuk janë thjesht disa individë që po mbahen padrejtësisht, por aty po tentohet të vendoset në pranga një e kaluar e lavdishme dhe një ideal i përbashkët. Çlirimtarët, të cilët dikur morën mbi supe barrën e lirisë së një populli të tërë, sot përballen me gjykimin si të ishin fajtorë të një krimi të paimagjinueshëm.

Por realiteti është shumë më i hidhur, në ato qeli nuk gjendet vetëm individi me emër e mbiemër, por aty po synohet të gjykohet vetë esenca e një lufte, të kontestohet legjitimiteti i një sakrifice shekullore. Në fakt, nuk është në lojë vetëm fati i disa njerëzve, por kuptimi i një të drejte që është kërkuar ndër shekuj, e drejta e lirisë dhe e vetëvendosjes. Çdo ditë që kalon, bëhet e qartë se ky proces nuk është një çështje e drejtësisë individuale, por një përpjekje për të rishkruar narrativën e një populli, për ta vendosur në bankën e të akuzuarve një lëvizje të tërë që mbështetej në aspiratën më të natyrshme të njeriut: të jetuarit i lirë në tokën e vet.

Në këtë kuptim, protesta në Sheveningen është më shumë sesa një reagim qytetar, ajo është shprehje e ndërgjegjes kolektive që nuk lejon të tjetërsohet e vërteta historike. Është një kujtesë se liria nuk është kurrë dhuratë, por fryt i sakrificës, dhe se padrejtësia nuk mund të maskohet përmes gjykatave, sado ndërkombëtare të jenë ato.

Sot, jehona e brohoritjeve njerëzore u ngjit lart mbi qiellin e Kosovës dhe u shtri deri te muret e ftohta të Gjykatës Speciale. Ato brohoritje nuk ishin vetëm zëra të çastit, por një shpërthim i ndërgjegjes kolektive, një manifestim i fortë i pranisë së një populli që nuk pranon të heshtet përballë padrejtësisë. Në mes të këtij kori të gjallë, u dërgua një mesazh i qartë dhe i pakthyeshëm- Kosova është këtu, gjallë dhe e fortë, e pranishme me historinë, me sakrificat dhe me dinjitetin e saj.

Këto thirrje popullore nuk ishin thjesht shprehje emocioni, por artikulim i një qëndrimi të palëkundur. Populli nuk mund të pajtohet që heronjtë e tij, ata që e sollën lirinë me gjakun e tyre, të shndërrohen në të akuzuar të një procesi që synon të zbehtë legjitimitetin e luftës çlirimtare. Në këtë akt kolektiv, çdo zë u bë dëshmi, çdo brohoritje u bë akt rezistence simbolike, që i rikujton botës se drejtësia nuk mund të ngatërrohet me dënimin e një ideali të shenjtë.

Në thelb, ky reagim qytetar nuk është vetëm kundërshtim i një gjykimi, por një pohim i fuqishëm i identitetit historik e politik të Kosovës. Ai e afirmon se liria nuk është një privilegj i përkohshëm që mund të gjykohet sipas kalkulimeve ndërkombëtare, por një e drejtë e fituar përmes sakrificës dhe përmes një beteje që i dha popullit të Kosovës dinjitetin dhe vendin e tij në hartën e kombeve.

Kësisoj, brohoritjet e sotme nuk ishin vetëm tinguj në ajër, por një testament i gjallë i qëndrueshmërisë së një populli që, duke mbrojtur heronjtë e tij, në fakt mbron të vërtetën e vet historike dhe vetë ekzistencën e tij si komb i lirë.

Nuk është e mundur, as moralisht e as historikisht e pranueshme, që një luftë çlirimtare të vihet në bankën e të akuzuarve. Luftërat e tilla, të lindura nga nevoja për liri dhe për mbijetesë, nuk mund të barazohen me veprime kriminale, sepse në thelb të tyre qëndron ideali i shenjtë i vetëvendosjes dhe i dinjitetit njerëzor. Historia na mëson se popujt që janë ngritur për liri nuk janë dënuar kurrë nga ndërgjegjja kolektive e njerëzimit, përkundrazi, ata janë nderuar si bartës të së drejtës universale për të jetuar të lirë.

Po ashtu, heronjtë e këtyre luftërave nuk mund të reduktohen në figura të kontestuara, sepse sakrifica e tyre nuk është private apo individuale, por është akt i sublimuar që përfaqëson aspiratën e një populli të tërë. Ata nuk janë thjesht ushtarë të një kohe të caktuar, por simbol i një ideali që shkon përtej kufijve dhe brezave. T’i dënosh ata do të thotë të mohosh sakrificën e një kombi dhe të rishkruash padrejtësisht një kapitull të historisë së tij.

Prandaj, çdo përpjekje për të dënuar një luftë çlirimtare apo për të kriminalizuar ata që i dhanë kuptim asaj, bie ndesh me logjikën e drejtësisë historike dhe me etikën e përbashkët të njerëzimit. Është një thirrje që duhet të kumbojë qartë, nuk dënohet një luftë çlirimtare, o njerëz, nuk dënohen heronjtë e saj, sepse në ta është e mishëruar vetë e drejta për liri, për jetë dhe për dinjitet.

Në Sheveningen, turma e mbledhur nuk ishte pasqyrë e një partie të vetme, e një etnie të veçuar apo e një ndarjeje të brendshme. Përkundrazi, aty u shfaq uniteti i një populli të tërë – populli shqiptar – i cili, pa dallim krahine, shteti, feje apo përkatësie politike, u mblodh rreth një ideali të vetëm. Në atë bashkim të rrallë, dallimet e zakonshme u tretën përballë madhështisë së një qëllimi më të lartë, mbrojtjes së dinjitetit historik dhe të drejtës së fituar me gjak e sakrificë.

Secili prej atyre që ishin të pranishëm nuk përfaqësonte vetëm vetveten, por bëhej simbol i një vazhdimësie: të gjithë ishin UÇK, të gjithë ishin një zë, një trup dhe një ndërgjegje kolektive që e kishte mbrojtur lirinë, që e kishte ruajtur me fanatizëm dhe që e kishte dashur pa kushte. Kjo njëshmëri e manifestuar publikisht është dëshmi se lufta çlirimtare nuk i përket vetëm një grupi të kufizuar, por është trashëgimi e tërë kombit.

Në këtë kontekst, shprehja “Liria ka emër” nuk është thjesht një slogan retorik. Ajo përmban një të vërtetë të thellë historike dhe etike. Liria e Kosovës nuk është një abstraksion pa identitet, por ka rrënjë, ka gjak, ka sakrifica dhe bartës konkretë të saj. Ky emër është i ngulitur në kujtesën kolektive, në gjakun e derdhur dhe në rezistencën e pandalur që e bëri të mundur ekzistencën e sotme të Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.

Prandaj, Sheveningeni i atij çasti nuk ishte thjesht një vend proteste, por u shndërrua në një hapësirë simbolike të bashkimit kombëtar, ku e shkuara dhe e tashmja u ndërthurën për të riafirmuar një të vërtetë të pakontestueshme. Liria ka emër, dhe ai emër është i përbashkët për të gjithë shqiptarët.

Pamja e turmës së mbledhur në fushën e Sheveningenit ishte më shumë sesa një skenë e zakonshme e protestës, ajo ishte një tablo e gjallë dhe mbresëlënëse e solidaritetit popullor, një shfaqje e pashoqe e ndërgjegjes kolektive dhe e kujtesës historike. Jehona e brohoritjeve, që shpërthente fuqishëm me ritmin e emrit “UÇK… UÇK”, nuk përbënte vetëm një shprehje emocionale të momentit, por kumtonte një lidhje të thellë shpirtërore midis popullit dhe historisë së tij më të afërt. Në çdo thirrje, në çdo britmë që kumbonte për liri dhe drejtësi, artikulohej një mesazh i qartë se çlirimtarët nuk ishin të harruar, por të gjallë në ndërgjegjen dhe në identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Ky moment i përbashkët shndërrohej në një akt të kujtesës kolektive, ku historia nuk lejohej të tjetërsohej nga narrativat e imponuara, por ruhej e pastër, ashtu siç ishte shkruar me gjakun dhe sakrificën e brezave. Turma e njerëzve nuk ishte aty vetëm për të shprehur një ndjenjë të përkohshme, por për të riafirmuar se liria e Kosovës nuk është një koncept abstrakt dhe i largët se ajo është e mishëruar në sakrificën konkrete të individëve që kishin vënë jetën e tyre në shërbim të atdheut.

Prania masive dhe thirrjet e fuqishme nuk qenë thjesht shenja të mllefit a të revoltës, por dëshmi e gjallë se populli e njeh dhe e ruan dimensionin moral të luftës çlirimtare. Në këtë kuptim, Sheveningeni nuk ishte vetëm hapësira e një proteste, por u shndërrua në një altar simbolik të kujtesës dhe të unitetit kombëtar, ku zëri i turmës mishëronte lidhjen e pathyeshme me të kaluarën dhe vendosmërinë për të mos lejuar asnjë gjykim që do të cenonte legjitimitetin e lirisë së fituar.

Entuziazmi dhe pasioni që përshkonte turmën e mbledhur në Sheveningen nuk ishin vetëm shenja të një reagimi të çastit, por dëshmi e gjallë se ideali i lirisë dhe respekti ndaj çlirimtarëve janë vlera që nuk mund të shuhen as nga kalimi i kohës e as nga largësia gjeografike. Këto ideale mbeten të përhershme, të ngulitura thellë në ndërgjegjen kolektive, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrifica nuk është një e mirë e harruar, por një trashëgimi që vazhdon të jetojë në çdo brez.

Përkundrazi, me kalimin e viteve, këto vlera fitojnë një dimension edhe më të gjerë, duke u shndërruar në burim frymëzimi për brezat e rinj. Ato bëhen një urë lidhëse që bashkon të shkuarën me të tashmen, duke i dhënë kuptim të ardhmes. Brezat e rinj nuk e përjetojnë luftën çlirimtare drejtpërdrejt, por përmes kujtimeve të trashëguara, rrëfimeve dhe simboleve, ata bartin mbi supe amanetin e saj, ta mbajnë gjallë lirinë, ta mbrojnë atë dhe të mos lejojnë që sakrifica e dikurshme të relativizohet.

Në këtë kuptim, turmat e sotme janë pasardhës të drejtpërdrejtë të idealeve të djeshme. Pasioni që i udhëheq është i njëjti që dikur shtyu çlirimtarët drejt sakrificës. Ai pasion nuk shteron, por përtërihet vazhdimisht, duke e bërë kujtesën e luftës jo thjesht një kapitull të mbyllur të historisë, por një udhërrëfyes për të ardhmen.

Kështu, entuziazmi i shfaqur nuk është thjesht emocion kolektiv, por një formë e rezistencës së vazhdueshme. Rezistencë ndaj harresës, ndaj tentativave për ta zbehur legjitimitetin e luftës, dhe ndaj çdo përpjekjeje për të shkëputur popullin nga idealet e tij themelore. Ky entuziazëm dhe ky pasion janë, në fakt, gjurmët e gjalla të një trashëgimie që, përtej kohës dhe hapësirës, e bën lirinë një e drejtë të patjetërsueshme dhe një detyrim moral për çdo brez që vjen.

Jam e bindur se ajo që ndodhi dje, në atë çast historik të mbushur me emocione të papërshkrueshme, nuk ishte një ngjarje e zakonshme, por një moment i rrallë i unitetit kombëtar. Në atë hapësirë simbolike, i tërë populli shqiptar u bë njësh me idealin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk kishte dallime krahine, shteti apo bindjeje politike; kishte vetëm një ndërgjegje të përbashkët që gjallonte në çdo zemër shqiptare dhe që rrahu fuqishëm nën thirrjen e lirisë.

Në atë moment, UÇK-ja nuk ishte vetëm një formacion ushtarak i së shkuarës, por një simbol i gjallë, i cili mishëronte tre shtylla themelore të qenies kombëtare: lirinë si aspiratë të pandalshme, sakrificën si themel të ekzistencës së sotme dhe dinjitetin si shtyllë të identitetit kombëtar. Brohoritjet e popullit nuk ishin tinguj të zakonshëm, por u shndërruan në një akt të përjetimit të thellë shpirtëror, në një rit kolektiv që ripërtërinte lidhjen me sakrificën dhe idealet e djeshme.

Në të vërtetë, çdo zë që u ngrit në këtë ditë ishte pasqyrim i një ndjenje të thellë përkatësie dhe detyrimi moral, për të mos harruar ata që dhanë jetën, për të mbrojtur të arriturat e sakrificës dhe për të vazhduar misionin e nisur. Ajo brohoritje “UÇK” nuk ishte një fjalë e zbrazët, por një akt kujtese, një pohim i vendosmërisë përballë padrejtësive dhe një kujtesë se guximi i dikurshëm mbetet frymëzim për brezat që vijnë.

Prandaj, ajo ditë nuk ishte vetëm një shfaqje entuziazmi, por një përjetim i gjallë i vetë esencës së lirisë. Në atë moment, populli shqiptar, i shpërndarë nëpër hapësira të ndryshme, u bashkua shpirtërisht rreth një ideali që e kishte mbajtur gjallë ndër shekuj: kurajës për të sfiduar padrejtësinë dhe guximit për të dhënë gjithçka për çlirimin e atdheut.

Të përkrahësh një luftë të drejtë, siç ishte lufta e popullit shqiptar për liri, nuk përbën vetëm një akt të thjeshtë solidariteti, por një akt të lartë moral dhe një arsye të thellë krenarie kombëtare. Një luftë që buron nga padrejtësia historike, nga mohimi i të drejtave elementare dhe nga kërkesa e ligjshme për vetëvendosje, nuk mund të shihet si konflikt i zakonshëm, por si shprehje e vullnetit të pandalshëm të një populli për t’u bërë zot i fatit të vet. Prandaj, mbështetja ndaj saj nuk është vetëm përkrahje e një kauze të caktuar politike, por afirmim i parimeve universale mbi të cilat qëndron vetë dinjiteti njerëzor.

Krenaria që buron nga kjo përkrahje nuk është e rastësishme. Ajo është rezultat i faktit se kombi shqiptar, ndonëse përballë sfidave të mëdha historike, nuk u dorëzua, nuk u gjunjëzua, por u ngrit me vendosmëri në këmbë për të kërkuar dhe fituar të drejtën e tij legjitime. Ky qëndrim përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm të historisë sonë, por edhe një mesazh universal se popujt, sado të vegjël, kanë të drejtë të ngrihen kundër shtypjes dhe të kërkojnë lirinë.

Në këtë kuptim, mbështetja për luftën çlirimtare të Kosovës është më shumë se një gjest politik, ajo është një akt human, një mbrojtje e së drejtës për jetë me dinjitet, një pohim i qartë se drejtësia nuk është pronë e fuqive të mëdha, por e çdo populli që lufton për të. Dhe pikërisht këtu qëndron krenaria se përmes kësaj lufte, kombi shqiptar dëshmoi para botës se dinjiteti dhe liria nuk janë të negociueshme, por janë thelbi i ekzistencës së tij.

Prandaj, dita e sotme na e rikujtoi me forcën e një të vërtete të pamohueshme se liria nuk është një nocion i zbrazët apo një koncept abstrakt që qëndron në sferën e ideve, por është fryt i drejtpërdrejtë i një sakrifice të përbashkët. Liria është e mishëruar në jetët e humbura, në dhimbjet e përbashkëta dhe në vendosmërinë e pathyeshme të një populli që vendosi të mos pranojë më robërinë si fat të paracaktuar.

Ky unitet i shndërruar në veprim tregoi se liria nuk është dhuratë, por rezultat i një përpjekjeje të përbashkët ku secili kontribuoi me atë që kishte më të shtrenjtë – jetën, dinjitetin, besimin dhe shpresën. Prandaj, çdo përmendje e kësaj dite nuk është vetëm një kujtesë e një e kaluare heroike, por një testament i gjallë se liria është e qëndrueshme vetëm kur përkrahet dhe mbrohet nga ndërgjegjja e të gjithëve.

Në këtë kuptim, dita e sotme nuk ishte thjesht një manifestim emocional, por një mësim historik: se liria është e qëndrueshme vetëm atëherë kur populli bëhet një, kur idealet e tij ngrihen mbi interesat e ngushta, dhe kur sakrifica e përbashkët shndërrohet në themel të identitetit kombëtar.

Prandaj, pamja e atij numri të madh njerëzish të mbledhur në fushën e Sheveningenit nuk ishte aspak e befasueshme, por një shfaqje e natyrshme e ndërgjegjes kolektive. Me pankarta në duar dhe me thirrje të fuqishme që kumbonin emrin e UÇK-së dhe të udhëheqësve të saj, turma nuk po manifestonte thjesht një emocion të çastit, por po afirmonte një qëndrim të thellë historik e moral. Ishte një skenë që tregonte qartë se lidhja mes popullit shqiptar dhe luftës çlirimtare nuk është thyer as nga koha, as nga rrethanat politike, por mbetet e gjallë e e pathyeshme.

Ky bashkim i fuqishëm nuk mund të lexohet vetëm si reagim ndaj një padrejtësie të perceptuar, por mbi të gjitha si shprehje e krenarisë së përbashkët për të kaluarën dhe e besnikërisë së palëkundur ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri. Në fytyrat dhe në zërat e njerëzve, përtej emocioneve të dukshme, shfaqej një vendosmëri e qartë për të mos harruar, për të mos lejuar që historia të deformohet dhe për ta mbrojtur me forcë legjitimitetin e një sakrifice që i dha kuptim ekzistencës së Kosovës së lirë.

Njëherësh, kjo pamje ishte dëshmi se kauza e luftës çlirimtare nuk ishte një kapitull i mbyllur, por një trashëgimi që vazhdon të jetojë e të frymëzojë. Ajo jeton në zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen, duke u bërë ura që lidh të kaluarën me të ardhmen dhe duke i kujtuar brezave se liria nuk është një e mirë që merret si e mirëqenë, por një vlerë që duhet ruajtur dhe përkujtuar vazhdimisht.

Ishte një kënaqësi e veçantë dhe një emocion i rrallë të shihej se shqiptarët, nga çdo cep i botës ku jetonin e punonin, ishin udhëhequr nga një synim i vetëm e i përbashkët: të mbërrinin në atë protestë. Për ta, distanca nuk përbënte pengesë dhe sfidat e udhëtimit nuk ishin arsye për të hequr dorë. Ajo që i kishte bërë bashkë nuk ishte thjesht një ngjarje e çastit, por ideali i lirisë dhe ndjenja e përkatësisë kombëtare, të cilat, pavarësisht rrethanave personale apo hapësinore, i shndërruan të gjithë në një zë të vetëm.

Ky mobilizim i jashtëzakonshëm ishte tregues i një realiteti të thellë, për shqiptarët, liria e fituar me gjak dhe respekti ndaj çlirimtarëve nuk janë të kufizuara në të kaluarën historike, por janë vlera të përjetshme që mbeten të gjalla dhe aktuale. Ato nuk shihen si kujtime të largëta, por si themele të identitetit kombëtar dhe si busull morale që i udhëheq edhe sot.

Pamja e njerëzve që kishin ardhur nga kontinente të ndryshme, të mbledhur në një vend të vetëm, dëshmonte se lidhja me kauzën çlirimtare ka kapërcyer kufijtë gjeografikë dhe kohorë. Ajo ka krijuar një hapësirë të re të bashkimit, ku përkatësia kombëtare nuk lidhet vetëm me tokën e origjinës, por me vlerat dhe idealet e përbashkëta. Në këtë kuptim, protestat e tilla nuk janë vetëm akte politikë apo simbolikë, por manifestime të identitetit kolektiv, që riafirmojnë se shqiptarët mbeten të bashkuar kur në lojë vihet liria dhe dinjiteti i tyre.

Ky mobilizim shpalosi qartë edhe një dimension tjetër, shqiptarët, pavarësisht largësisë nga atdheu, e ruajnë ndjenjën e përgjegjësisë dhe të angazhimit për fatin e Kosovës. Ky solidaritet i shprehur publikisht u bë dëshmi se liria nuk është thjesht një fitore e së shkuarës, por një vlerë e përbashkët që i bashkon, i frymëzon dhe i mban të qëndrueshëm si komb në skenën ndërkombëtare.

Duhet pranuar me sinqeritet se fjala e mbajtur nga Robert Boshi më la një përshtypje të jashtëzakonshme, jo vetëm për fuqinë e shprehjes, por edhe për qartësinë e vizionit që ai solli në skenën publike. Ajo që dëgjuam nuk ishte një fjalim i zakonshëm ceremonial, por një përkufizim i thellë dhe i ndjerë i asaj që në të vërtetë përfaqëson Ushtria Çlirimtare të Kosovës. Në çdo fjali të tij reflektohej një kuptim i saktë, një vlerësim i drejtë dhe një artikulim i qartë i një të vërtete historike, e cila shpesh është keqinterpretuar apo vënë në pikëpyetje.

Në të vërtetë, mund të them pa hezitim se askush tjetër nuk e ka artikuluar më qartë dhe më bukur këtë të vërtetë sesa ish-ambasadori i Holandës. Fjalët e tij shkuan përtej diplomacisë së zakonshme, ato u shndërruan në një akt të guximshëm të dëshmisë dhe të mirënjohjes ndërkombëtare për sakrificën dhe misionin e UÇK-së. Në tubimin e organizuar në mbështetje të udhëheqësve të saj, Robert Boshi nuk e kufizoi fjalën në përshkrime formale, por i dha kësaj force çlirimtare përkufizimin që realisht i takon, atë të një lëvizjeje të drejtë, legjitime dhe të patjetërsueshme në historinë e kombit shqiptar.

Ky moment shënoi një kthesë të rëndësishme në narrativën publike, sepse kur një zë i huaj, i ardhur nga një vend me traditë të gjatë demokratike si Holanda, e pohon me qartësi rolin dhe dinjitetin e UÇK-së, atëherë ky pohim fiton peshë jo vetëm simbolike, por edhe universale. Fjalimi i tij nuk ishte thjesht një deklaratë politike, por një akt kujtese dhe një rikujtim se drejtësia nuk mund të shlyejë apo të deformojë sakrificën që qëndron në themelet e lirisë së Kosovës.

Fjalët e tij shkonin përtej kufijve të zakonshëm të retorikës diplomatike. Ato nuk ishin thjesht një gjuhë e kujdesshme formale, por një mishërim i një kuptimi të thellë për sakrificën, për idealin dhe për simbolikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në to reflektohej një ndjeshmëri e veçantë ndaj përpjekjes së një populli që, i shtypur dhe i mohuar ndër dekada, kishte gjetur forcën dhe guximin për të ngritur zërin dhe për ta kthyer në realitet ëndrrën shekullore të lirisë.

Ky moment nuk ishte i zakonshëm, sepse nëpërmjet këtij artikulimi, përkrahja ndërkombëtare merrte formë të prekshme dhe trajtë konkrete. Nuk bëhej fjalë më vetëm për deklarata të largëta mbështetjeje, por për një afirmim të qartë se kauza e shqiptarëve për liri nuk i përkiste vetëm horizontit kombëtar, por lidhej ngushtë me vlerat universale të drejtësisë dhe të të drejtës për vetëvendosje.

Në këtë kontekst, fjala e tij i dha UÇK-së një dimension të dyfishtë: nga njëra anë, ajo mbetej simboli i rezistencës së një kombi të vogël që kërkonte të mbijetonte, dhe nga ana tjetër, ajo ngrihej si dëshmi e gjallë se aspirata për liri është një e drejtë e pashlyeshme e çdo populli, kudo në botë. Përmes këtij përkufizimi, lufta çlirimtare e Kosovës vendosej në të njëjtën linjë me lëvizjet e mëdha historike të njerëzimit për emancipim dhe barazi.

Kësisoj, fjalët e tij nuk ishin vetëm një përshkrim i një realiteti të kaluar, por një kujtesë se e drejta për liri dhe vetëvendosje nuk është pronë e një kombi të vetëm, por vlerë universale që lidh bashkësinë njerëzore në themelin e saj moral. Me një zë të fuqishëm dhe të sigurt, ai artikuloi një të vërtetë që mbetet e paharrueshme dhe që do të kumbojë gjatë në kujtesën historike: “UÇK ishte këmbët e NATO-s, dhe NATO-ja nuk i përkrah organizatat kriminale.” Këto fjalë nuk mund të reduktohen në një deklaratë të zakonshme, ato ishin një akt i qartë mbështetjeje morale e politike, një afirmim i guximshëm që shkundte çdo tentativë për ta relativizuar apo për ta deformuar rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në thelb, ato përbënin një dëshmi të dyfishtë: nga njëra anë, pohonin lidhjen organike mes UÇK-së dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, duke treguar se liria e Kosovës nuk ishte një veprim i izoluar, por pjesë e një ndërhyrjeje të drejtë dhe të legjitimuar globalisht; nga ana tjetër, ato rrëzonin çdo narrativë që tentonte ta njolloste luftën çlirimtare si projekt të paligjshëm apo kriminal. Me këtë fjali të vetme, ai i dha UÇK-së vendin që i takon në historinë e drejtësisë ndërkombëtare.

Por fuqia e këtyre fjalëve nuk qëndronte vetëm në përmbajtje, por edhe në autorësinë e tyre. Ishin fjalët e një miku, të një njeriu që, megjithëse vinte nga një vend i largët, fliste me bindje, me integritet dhe me ndjeshmëri të rrallë për një të drejtë universale, të drejtën e një populli për liri. Ai nuk ishte i detyruar të artikulonte këtë mbështetje, por e bëri, duke dëshmuar se e vërteta, kur është e qartë dhe e pastër, gjen gjithmonë zëra që e mbrojnë.

Ky moment, përtej rëndësisë së tij politike, përbën edhe një akt të kujtesës historike, sepse përmes fjalëve të tilla jo vetëm që afirmohet legjitimiteti i një lufte, por ripërtërihet edhe besimi i një populli se sakrifica e tij nuk ishte e kotë. Në këtë kuptim, fjala e mikut nuk ishte vetëm një mbështetje për të kaluarën, por një investim moral për të ardhmen e lirisë dhe dinjitetit të Kosovës.

Ky qëndrim i tij kishte një peshë të veçantë dhe një domethënie shumëdimensionale, sepse nuk u kufizua vetëm në një vlerësim personal, por u shndërrua në një mesazh të qartë, të artikuluar në emër të parimeve mbi të cilat ngrihet bota demokratike. Ai artikulim pohonte prerazi se lufta e shqiptarëve për liri nuk mund të barazohej me veprimtari kriminale, as të njollosej nga propaganda armiqësore që për vite me radhë kishte synuar të deformonte të vërtetën historike. Ishte një thirrje për drejtësi dhe një akt i fortë rezistence kundër çdo përpjekjeje për të delegjitimuar sakrificën e një populli.

Me këtë fjalë, ai jo vetëm që njohu dhe nderoi rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por shprehu hapur mbështetje ndaj luftës së saj të drejtë, ndaj idealit të lirisë dhe ndaj aspiratës për pavarësi. Ai qëndrim nuk ishte thjesht një gjest i momentit, por një afirmim se kauza shqiptare nuk ishte një çështje e izoluar rajonale, por pjesë e një horizonti më të gjerë të vlerave universale të demokracisë, të drejtësisë dhe të vetëvendosjes së popujve.

Në këtë prizëm, fjalimi i tij vendoste luftën çlirimtare të Kosovës në të njëjtën kornizë normative me lëvizjet historike të popujve që, përmes sakrificës dhe vendosmërisë, kishin fituar të drejtën për të qenë të lirë. Ishte një moment kur e kaluara e përgjakshme e shqiptarëve u njoh si pjesë e historisë së përbashkët të njerëzimit për liri dhe barazi, duke i dhënë kësaj kauze jo vetëm legjitimitet kombëtar, por edhe vulën e drejtësisë ndërkombëtare.

Prandaj, ky qëndrim mbetet i paharrueshëm jo vetëm për fuqinë e mesazhit që përcolli, por edhe sepse shënoi një pikë të rëndësishme në afirmimin e së vërtetës historike dhe në mbrojtjen e dinjitetit të një populli që e fitoi lirinë me gjakun e vet. Ky moment mbetet një dëshmi e qartë dhe e pakontestueshme se zëri i miqve, sidomos kur buron nga figura me autoritet moral e politik dhe nga hapësira të largëta, ka fuqinë të shndërrohet në një urë që lidh të vërtetën e një populli me ndërgjegjen globale. Kur një e vërtetë e artikuluar nga vetë akterët e një historie merr mbështetjen e një zëri ndërkombëtar, ajo fiton jo vetëm peshë më të madhe, por edhe një dimension universal, duke kaluar përtej kufijve kombëtarë e rajonalë.

Në këtë kuptim, fjala e miqve nuk është thjesht një akt solidariteti i rastësishëm, por një ndërhyrje që e vendos kauzën e një populli në orbitën e vlerave të përbashkëta të njerëzimit. Ajo bëhet një lloj garancie morale, një afirmim i qartë se sakrifica dhe përpjekjet për liri nuk janë të kufizuara në një hapësirë gjeografike, por janë pjesë e një trashëgimie universale që prek ndërgjegjen e njerëzimit.

Kjo mbështetje ndërkombëtare, kur vjen nga figura të respektuara dhe nga vende të largëta, nuk e dobëson autenticitetin e së vërtetës kombëtare, por përkundrazi, ia shton peshën, duke e vendosur atë në një kornizë më të gjerë legjitimiteti. Është një kujtesë se drejtësia nuk është një nocion i mbyllur brenda kufijve të një shteti të vetëm, por një vlerë universale, e cila fitohet më shumë kuptim sa herë që konfirmohet nga zëra që flasin në emër të ndërgjegjes globale.

Prandaj, ky moment nuk duhet parë vetëm si një gjest i rëndësishëm diplomatik, por si një akt i fuqishëm i lidhjes mes së vërtetës historike të një populli dhe vlerave të përbashkëta mbi të cilat ngrihet rendi ndërkombëtar. Ai dëshmon se liria dhe drejtësia, kur njihen dhe përkrahen nga miq të largët, bëhen më të qëndrueshme dhe më të mbrojtura në arenën globale.

Një deklarim i tillë, i ardhur nga një mik i vërtetë, nuk ishte vetëm i pritshëm, por edhe thelbësisht i domosdoshëm. Në momente historike të ngarkuara me sfida dhe dilema, kur e vërteta shpesh tentohet të relativizohet apo të shtrembërohet nga narrativa armiqësore, zëri i miqve të sinqertë bëhet jo vetëm i dëshiruar, por i pashmangshëm. Pikërisht kjo është ajo që pritet vazhdimisht nga miqtë tanë që në çastet vendimtare të kenë guximin të thonë të vërtetën, ta artikulojnë atë me qartësi dhe të qëndrojnë të palëkundur përkrah nesh.

Mbështetja e tyre nuk mund të reduktohet në një shenjë të thjeshtë solidariteti formal. Ajo është shumë më tepër, një dëshmi se e drejta jonë për liri dhe pavarësi nuk është një kërkesë e izoluar, e ngujuar brenda kufijve kombëtarë, por një vlerë universale që gjen jehonë në ndërgjegjen ndërkombëtare. Kur kjo mbështetje shprehet publikisht dhe me integritet, ajo bëhet një formë legjitimimi moral dhe politik, duke vendosur kauzën shqiptare në kornizën e gjerë të demokracisë dhe të drejtësisë globale.

Prandaj, deklarime të tilla nuk janë vetëm akte miqësie, por momente themelore të afirmimit historik. Ato dëshmojnë se miqësia e vërtetë nuk matet me gjeste të zakonshme, por me gatishmërinë për të qëndruar krah për krah në kohët më të vështira, kur e vërteta ka më shumë nevojë për zëra që e artikulojnë dhe e mbrojnë. Në këtë kuptim, fjalët e një miku të sinqertë nuk janë vetëm përkrahje për një kauzë të drejtë, por edhe një thirrje e qartë se liria dhe pavarësia e një populli janë çështje që tejkalojnë kufijtë e ngushtë kombëtarë, duke u bërë pjesë e ndërgjegjes universale të njerëzimit.

Prandaj, është më se e rëndësishme që miqtë të mos i kërkojmë e t’i mbajmë pranë vetëm në kohë krize, kur nevoja bëhet e ngutshme dhe rrethanat të detyrojnë, por t’i ruajmë dhe t’i çmojmë kudo që janë, në çdo kohë dhe në çdo situatë. Miqësitë e tilla nuk lindin rastësisht, as nuk janë fryt i një rastësie të përkohshme; ato ndërtohen me kujdes dhe me përkushtim, mbi themelet e mirëbesimit, respektit të ndërsjellë dhe mbi një të vërtetë të përbashkët që mbetet e pandryshueshme, pavarësisht kalimit të kohës dhe ndryshimit të rrethanave.

Ruajtja e miqve është, në thelb, ruajtje e aleancave strategjike dhe e marrëdhënieve që shkojnë përtej interesave të momentit. Është gjithashtu ruajtje e një kapitali moral dhe politik, i cili bëhet i pazëvendësueshëm për një komb të vogël si i yni. Një popull që nuk ka luksin e forcës numerike apo ekonomike e ka edhe më të domosdoshme që të mbështetet mbi miqësinë, solidaritetin dhe përkrahjen ndërkombëtare, sepse vetëm përmes tyre mund të afirmojë të drejtën e vet legjitime në skenën botërore.

Në këtë kuptim, miqtë nuk janë vetëm akterë të jashtëm që qëndrojnë pranë nesh në momente të caktuara, ata janë pjesë e rrjetit të domosdoshëm të sigurisë dhe të besimit, që i jep një populli jo vetëm mbështetje konkrete, por edhe legjitimitet moral në sytë e botës. Për këtë arsye, kujdesi për të ruajtur marrëdhëniet me ta nuk është thjesht çështje mirësjelljeje diplomatike, por një domosdoshmëri historike dhe politike.

Në këtë kuptim, fjala e një miku nuk është vetëm një shprehje mirësie apo një gjest i zakonshëm solidariteti, por ka peshën e një akti historik, sepse ajo mund të ndryshojë perceptime, të formësojë narrativa dhe të ndikojë në mënyrën se si një kauzë kombëtare shfaqet para syve të botës. Për këtë arsye, përgjegjësia jonë kolektive është që këto miqësi të mos i shohim si të vetëkuptueshme, por t’i kultivojmë me kujdes, t’i mbajmë gjallë dhe t’i forcojmë në çdo kohë. Ato janë ura të domosdoshme që e lidhin kauzën tonë kombëtare me ndërgjegjen universale, duke e vendosur të drejtën tonë në horizontin e vlerave të përbashkëta të njerëzimit.

Miku, në këtë prizëm, mbetet gjithmonë mik, pavarësisht nëse pesha e tij është e madhe apo e vogël në skenën politike, shoqërore apo edhe individuale. Vlera e tij nuk matet me madhështinë e pozitës, por me faktin se është pranë nesh, se ndan me ne të njëjtat parime dhe se qëndron i palëkundur në momentet kur ne kemi më së shumti nevojë. Ky dimension i miqësisë është thelbësor, ajo nuk është instrumentale, e lidhur vetëm me përfitime apo fuqi, por është e ngulitur në sinqeritetin, besnikërinë dhe qëndrueshmërinë që e bën të pazëvendësueshme.

Në fakt, miqësia e vërtetë nuk matet me ndikimin e jashtëm, por me gatishmërinë për të qëndruar krah për krah në kohë të vështira, kur lëkundjet politike, presionet ndërkombëtare apo rrethanat e pafavorshme e bëjnë më të vështirë artikulimin e së vërtetës. Ajo është prova e integritetit moral dhe e përkushtimit ndaj një të drejte universale. Për këtë arsye, miqtë nuk duhet të shihen vetëm si akterë të rastësishëm në rrugëtimin tonë, por si bashkudhëtarë që e bëjnë më të fortë dhe më legjitime kauzën tonë në hapësirën globale.

Vetëm përmes miqve – qofshin ata të mëdhenj e me ndikim të gjerë, apo modestë e me peshë të kufizuar – një popull arrin të ketë zërin, peshën dhe vlerën që realisht i takon në skenën ndërkombëtare. Miqësitë, në këtë kuptim, janë pasuria më e çmuar, sepse ato shërbejnë si ura të domosdoshme komunikimi, solidariteti dhe bashkëpunimi. Pa këto ura, asnjë popull, sado i vendosur, nuk mund të afirmohet plotësisht në raport me botën, sepse vetmia politike dhe diplomatike e dobëson kauzën dhe e bën atë më pak të dëgjuar.

Madhështia e protestës nuk qëndronte vetëm në numrin mbresëlënës të shqiptarëve që morën pjesë, në zërat e tyre të fuqishëm apo në simbolikën e bashkimit kombëtar. Ajo gjeti shprehjen më të plotë edhe në praninë e përfaqësuesve nga shtete të tjera, të cilët nuk kishin asnjë lidhje etnike me çështjen tonë, por që u bënë pjesë e turmës si dëshmi e ndjenjës së përbashkët njerëzore për liri. Ky fakt i jepte protestës një dimension më të gjerë, duke e shndërruar atë nga një ngjarje kombëtare në një manifestim universalisht të kuptueshëm të aspiratës për drejtësi.

Prania e tyre nuk ishte vetëm një gjest simbolik, por një shprehje e qartë se liria nuk mund të kufizohet si privilegj i një kombi të vetëm. Ajo është një e drejtë e natyrshme, një vlerë e përbashkët e njerëzimit, që duhet ndarë e mbrojtur në çdo kohë e në çdo vend. Këta të huaj që u bashkuan me shqiptarët në Sheveningen nuk protestonin thjesht për një kauzë të huaj, por për një ideal që prek thelbin e ekzistencës njerëzore, të jetuarit i lirë dhe me dinjitet. Ky solidaritet ndërkombëtar dëshmonte se ideali i lirisë ka fuqinë të kapërcejë kufijtë etnikë e kombëtarë, të tejkalojë dallimet politike e kulturore dhe të bëhet një aspiratë e përbashkët universale. Ai rikujtonte se në çështje të mëdha të drejtësisë, njerëzimi ka aftësinë të ngrihet mbi ndarjet dhe të bashkohet rreth vlerave themelore që e bëjnë të mundur bashkëjetesën dhe paqen.

Në këtë dritë, protesta nuk ishte më vetëm një shprehje e vullnetit të shqiptarëve për të mbrojtur të kaluarën e tyre, por një ngjarje që tregonte se liria, si vlerë universale, ka gjithmonë aleatë dhe se çdo kauzë e drejtë gjen jehonë përtej kufijve të saj kombëtarë.

Të shihje njerëz nga vende të ndryshme, që nuk kishin asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e shqiptarëve, duke u ngritur përkrah tyre, ishte një pamje e ngarkuar me domethënie të thellë. Ky akt solidariteti ishte dëshmi e fortë se kauza jonë nuk ishte thjesht një çështje kombëtare e mbyllur brenda kufijve etnikë, por pjesë e një narrative shumë më të gjerë, që i përket gjithë njerëzimit, një narrativë mbi të drejtat themelore, dinjitetin njerëzor dhe vlerat universale të lirisë.

Ata që u bashkuan me shqiptarët nuk po artikulonin vetëm mbështetje për një popull të vogël ballkanik, ata po shprehinin një bindje të thellë se liria është e patjetërsueshme dhe se padrejtësia kundër një populli është padrejtësi ndaj vetë parimeve të njerëzimit. Ata e donin lirinë për shqiptarët në të njëjtën mënyrë që e dëshironin për veten e tyre, duke kuptuar se drejtësia, paqja dhe e drejta për vetëvendosje nuk janë privilegje të kufizuara, por të drejta universale që i përkasin çdo kombi dhe çdo individi.

Ky bashkim ndërkombëtar tregonte qartë se ideali i lirisë është i pakufizuar dhe i pakapërcyeshëm. Ai kapërcen kufijtë shtetërorë, dallimet etnike dhe ndryshimet kulturore, duke krijuar një hapësirë të përbashkët të solidaritetit dhe të vlerave morale. Pikërisht kjo e ngrinte kauzën e shqiptarëve në një plan më të gjerë historik si pjesë e një përpjekjeje universale për të mbrojtur të drejtën e popujve për të jetuar të lirë, në paqe dhe me dinjitet.

Në këtë dritë, prania e miqve ndërkombëtarë nuk ishte vetëm një akt mirësie, por një konfirmim i fuqishëm se lufta për liri e drejtësi nuk është monopol i një kombi të vetëm, por një amanet i përbashkët i njerëzimit, që gjithmonë gjen mbështetje atje ku ndërgjegjja universale mbetet e gjallë.

Ky akt solidariteti i dha protestës një dimension krejtësisht të ri, atë të universalitetit të vlerave, ku jehona e zërave të bashkuar për lirinë e Kosovës shndërrohej në pjesë të një kori më të madh, atij të njerëzimit mbarë, që ngre zërin për barazi, për drejtësi dhe për respekt të ndërsjellë ndërmjet popujve. Në këtë bashkim të shumëfishtë nuk kishte thjesht individë të mbledhur për një kauzë të përkohshme, por një ndërgjegje kolektive që pohonte se liria nuk është privilegj i një kombi të vetëm, por një e drejtë themelore që i përket të gjithëve.

Në këtë mënyrë, protesta në Sheveningen e tejkaloi kufirin e saj si një ngjarje kombëtare dhe u shndërrua në një simbol të solidaritetit ndërkombëtar, duke treguar se kur drejtësia vihet në pikëpyetje, popujt dhe individët e lirë kudo në botë e ndiejnë për obligim moral që të bashkohen. Ishte një moment ku ideali i lirisë u bë ura që lidhi shqiptarët me pjesën tjetër të botës, duke e vendosur kauzën tonë brenda kornizës universale të të drejtave të njeriut.

Dhe krejt në fund, duhet thënë se kjo protestë pati dhe do të ketë jehonën e saj, sepse zëri që ngrihet dhe dëgjohet nuk mbetet kurrë pa përgjigje. Vetëm zëri që kumbon në hapësirën publike dhe prek ndërgjegjen e të tjerëve ka fuqinë të gjenerojë reagim, të kërkojë drejtësi dhe të sjellë përgjigjen e merituar. Jehona e kësaj proteste është dëshmi se e vërteta, kur artikulohet me unitet dhe bindje, ka aftësinë të kapërcejë kufijtë dhe të mbërrijë atje ku duhet- në ndërgjegjen universale dhe në forumet ku vendoset drejtësia.

14 shtator, 2025

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Ismaili: Lufta e UÇK- së, është heroike, çlirimtare, e pastër dhe me vlera të larta humaniste

Në Prishtinë u mbush sheshi “Skënderbej” me protestues të shumtë, me luftëtarë të UÇK- së …