Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesor, Enver Hasani, ka kërkuar të hiqet emri i tij në librin, “Gjenocidi, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani  ka kërkuar të hiqet emri i tij  në librin “Gjenocidi, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, ku ai është bashkëautor. Ai këtë kërkesë ia drejtoi Këshillit Botues të UP-së pasi në ballinën  e kësaj përmbledhjeje të jurisprodencës së gjykatave ndërkombëtare mbi gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, nuk figuron “Hasan Prishtina”, emri i universitetit. Pak javë më parë kam botuar librin E DREJTA KUSHTETUESE dhe atë me emrin ligjor “Universiteti Prishtinës Hasan Prishtina”. Nuk kam qenë i vetmi që kam qenë kundër ndryshimit të emrit, sepse është bërë në mënyrë arbitrare dhe krejtësisht për motive të ulëta. Dy arsye janë pse nuk duhet ta bëjmë këtë: e para, sepse jemi Fakultet i Drejtësisë që prej fillimi qenë fytyra krenare e juristit kosovar; dhe, e dyta, sepse mbi të gjitha nuk ekziston një vendim i organit ligjërisht të autorizuar për një gjë të tillë – ndryshim të emrit të tanishëm të universitetit tonë”, ka shkruar profesor Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …