LDK-ja konsideron se Qeveria Kurti nuk ka dije, vizion, kapacitet as plan për ta zgjidhur problemin me energjinë elektrike

Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron se Qeveria Kurti nuk ka dije minimale, vizion, kapacitet e plan për ta zgjidhur problemin me energjinë elektrike, duke iu referuar faturave të larta të energjisë elektrike. Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Azemi tha se për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti, qytetarët po detyrohen të paguajnë shifra marramendëse e të pa përballueshme të faturat e energjisë elektrike. Ai tha se kjo qeveri për tre vite nuk ka rritur për asnjë megavat kapacitetet e gjenerimit të energjisë elektrike Tutje, ai tha se kjo qeveri nuk ka përvojë për ta zgjidhur problemin me energjinë elektrike, derisa kritikoi ministren e ekonomisë, Artane Rizvanollin, lidhur me vendimet e marra për projektet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …