Brickos

Konferencë shkencore:  “KOSOVA 1989-1999: ORGANIZIMI DHE QËNDRESA PËR ÇLIRIM”

Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti  i Historisë, Tiranë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup organizojnë konferencë me temë: “KOSOVA 1989-1999: ORGANIZIMI DHE QËNDRESA PËR ÇLIRIM” .Konferenca do të mbahet në Prishtinë më 12 qershor 2024 dhe do të përqëndrohet në shqyrtimin e periudhës kritike në historinë e Kosovës, nga viti 1989 deri në vitin 1999. Me theks të veçantë, do të analizohen ndryshimet kushtetuese, organizimi dhe rezistenca e shqiptarëve në këtë periudhë kohore.

Tezat e Konferencës përfshijnë sfidat dhe ngjarjet që kanë ndodhur në këtë kohë, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese, veprimtarinë e organizatave të fshehta, pluralizmin politik, formimin e institucioneve, dhe shumë aspekte tjera që kanë lënë ndikim në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Ky takim shkencor synon të sjellë një analizë të thelluar dhe të pavarur mbi ngjarjet historike dhe të promovojë dialogun akademik në lidhje me këtë periudhë kritike.

Studiuesit dhe akademikët të interesuar janë ftuar të dërgojnë titujt e temave së bashku me abstraktet e tyre deri më datën 29 shkurt 2024, në adresën e-mail [email protected]. Përfaqësuesit e çdo fushe janë të inkurajuar të kontribuojnë me analiza dhe vështrime nga perspektiva e tyre profesionale.

Këshilli Organizues i Konferencës shpreh shpresën se ky takim do të sjellë një kontribut të çmuar në kuptimin e ngjarjeve historike dhe ndikimit të tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Mavraj: Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj, organizohet turnir në futboll të vogël

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj më datën …