Projekt-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, tha ambasadori, Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se projekt-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Projekt-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prani  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është  konsideruar që është në respektim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky projekt-statut që i iu ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka saktësuar, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …