Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, u takua dhe bisedoi me gjeneralin gjerman, Carsten Breuer

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me delegacionin përcjellës nga FSK-ja, u pritën në takim pune në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin, nga Shefi i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Karsten Breuer. Ata diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ata gjithashtu theksuan rëndësinë e rritjes së  bashkëpunimit ushtarak ndërmjet ushtrive të dy vendeve.  Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi gjeneralin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet dhe në veçanti Bundeswehri ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së.  Me këtë rast gjenerali Breuer shprehu vlerësim të lartë për gjeneral, Bashkim  Jasharin në funksion të ngritjes dhe profesionalizimit të kapaciteteve të FSK-së, si dhe për angazhimin që po e bëjnë në funksion të paqes në Ballkan, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy ushtrive.  Të dy gjeneralët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe me këtë rast  gjeneral Jashari e ftoi gjeneralin Breuer  për vizitë zyrtare në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …