Prokurorët e shtetit të Kosovës vlerësojnë se presionet e sulmet kundër punës së Prokurorit të Shtetit, e sidomos rasti i fundit kur cenohet prona private dhe siguria e tij dhe e familjes, janë tërësisht të papranueshme, të rrezikshme dhe tendencioze me synim që të krijojnë pasiguri jo vetëm për prokurorët, por edhe për tërë sistemin juridik të Kosovës. Rasti i fundit, i hyrjes së dhunshme në shtëpinë e Kryeprokurorit të Kosovës, sjellë pasiguri dhe frikë të përgjithshme, deri në rrezikim të sigurisë nacionale, thonë prokurorët në reagimin e tyre. Të saktësojmë se përveç kryeprokurorit Lumezi, e ndonjë tjetri shumica dërrmuese e prokurorëve të Kosovës kanë qenë pjesë e regjimeve antishqiptare, jugosllave, fakt ky që i ka irrituar dhe i irriton liridashësit e Kosovës, veçmas ish të persekutuarit dhe familjet e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
