FSK

FSK-ja me një varg manifestimesh e aktivitetesh shënoi Ditën e Forcës

Në shënimin e  “Ditës së Forcës”, FSK-ja, qysh herët i kishte hapi të gjitha dyert e kazermave për vizitorë, ku morën pjesë nxënës, qytetarë, personalitete ushtarake dhe politike të Kosovës, si dhe përfaqësues diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës. Manifestimi qendror u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërkaq ministri Haki Demolli, ua uroi festën të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve.  Po, sot, për nder të Ditës së Forcës, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me ambasadorin e SHBA-ve, z. Greg Delawie vizituan kazermën e FSK-së, “New Born” në Gjilan, me ç ‘rast panë nga afër disa prej demonstrimeve, pajisjeve dhe aktiviteteve të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë si dhe u pritën nga komandanti i Batalionit të Parë të BRSH-së, nënkolonel Haki Xhemajli. Në të gjitha kazermat e FSK-së, në Kosovë,  sot u zhvilluan aktivitete dhe nga eprorë  e ushtarë u pritën me ngrohtësi  qytetarët, të cilët kishin shfaqur interesim të mësojnë më tepër për aktivitetin e Ushtrisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …