Prokurorët e shtetit të Kosovës ankohen dhe ndihen të rrezikuar(!)

Prokurorët e shtetit të Kosovës vlerësojnë se presionet e  sulmet kundër  punës së Prokurorit të Shtetit, e sidomos rasti i fundit kur cenohet prona private dhe siguria e tij dhe e familjes, janë tërësisht të papranueshme, të rrezikshme dhe tendencioze me synim që të krijojnë pasiguri jo vetëm për prokurorët, por edhe për tërë sistemin juridik të Kosovës. Rasti i fundit, i hyrjes së dhunshme në shtëpinë e Kryeprokurorit të Kosovës, sjellë pasiguri dhe frikë të përgjithshme, deri në rrezikim të sigurisë nacionale, thonë prokurorët në reagimin e tyre.  Të saktësojmë se përveç kryeprokurorit Lumezi, e ndonjë tjetri shumica dërrmuese e prokurorëve të Kosovës  kanë qenë pjesë e  regjimeve antishqiptare,  jugosllave, fakt ky që i ka irrituar dhe i irriton liridashësit e Kosovës, veçmas ish të persekutuarit dhe familjet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …