Prokurori Special Jack Smith planifikon dorëheqjen përpara marrjes së detyrës nga Trump

Prokurori special Jack Smith, i cili ngriti aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe drejtoi dy çështje federale kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, pritet të japë dorëheqjen përpara se Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Sipas New York Times, Smith ka bërë të ditur në rrethin e tij të ngushtë se synon të përmbyllë pjesët kryesore të hetimeve përpara inaugurimit të Trump dhe më pas të japë dorëheqjen. Me këtë veprim, ai synon të shmangë shkarkimin, pasi Trump ka deklaruar se largimi i prokurorit special do të ishte ndër hapat e parë pas marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë.

Smith ka udhëhequr hetimet në dy çështje të ndërlidhura me Trumpin. Njëra përfshin ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e Trumpit pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2020, ndërsa tjetra lidhet me ndërhyrjen e tij në procesin zgjedhor në Georgia.

Pas fitores së Trumpit, Smith deklaroi në një njoftim për shtyp se ky zhvillim ndryshon rrjedhën e të gjitha çështjeve. Smith, i cili aktualisht vepron në SHBA, më herët ka mbajtur postin e kryeprokurorit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në nëntor të vitit 2022, Smith kishte lënë detyrën në Hagë për t’u rikthyer në SHBA me qëllim hetimin e çështjeve që përfshinin Trumpin.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …