Prokuroria e Gjykatës Speciale ka reduktuar listën e dëshmitarëve, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorisë Speciale, në Hagë ka bërë ndryshime në listën e dëshmitarëve në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sipas një dokumenti të publikuar, disa dëshmitarë janë hequr nga lista, ndërsa disa dëshmi do të jepen me shkrim. Identitetet e dëshmitarëve të larguar nuk janë bërë publike. Pas këtyre ndryshimeve, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten në pritje të një njoftimi për statusin e tyre. Zyra premton një vendim të shpejtë për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitje, pasi të pandehurit ndodhën në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Dokumenti është dorëzuar si konfidencial, në përputhje me Rregullën 82(4) të procedurave të Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …