Prokuroria e Posaçme në Tiranë kërkon rikthimin në burg të të akuzuarit për korrupsion, Jamarbër Malltezi, dhëndër i Sali Berishës

Prokuroria e Posaçme në Tiranë,  ka depozituar ankesë  në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, ku kërkon rikthimin e tij në qeli. Më herët, Gjykata e Apelit ndryshoi masën për Malltezin nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Jamarbër Malltezi është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani. Dhëndri i Sali Berishës akuzohet se u gdhi brenda natës milioner mbi një truall të marrë shtetit paligjshmërisht dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani. Në këtë rast bëhet fjalë   për një pronë me rreth 10 000 mera katrorë, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 mijë dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla të oligarkëve të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …