leoni

Prokuroria në Gjeremani kërkon ekstradimin në Spanjë të ish kryetarit të Katalunjës, Carles Puigdemont

Prokuroria në Gjeremani kërkon ekstradimin në Spanjë të ish kryetarit të Katalunjës, Carles Puigdemont

Prokuroria e Përgjithshme e landit Shlesvig-Holshtajn bën të ditur se do të kërkojë të esktradojë në Spanjë ish-kreun e qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont. Drejtësia spanjolle e akuzon atë për kryengritje, për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, dhe prokuroria e landit gjerman ka bërë kërkesën për ekstradim në Gjykatë të Lartë. Carles Puigdemont u arrestua në fund të marsit në Gjermani. Qeveria gjermane është shprehur se nuk do të rëndohen marrëdhëniet me Spanjën për shkak të ish-kryetarit të qeverisë katalanase. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh pas arrestimit të Puigdemont, se rasti është trajtuar sipas ligjeve gjermane e rregulloreve evropiane në fuqi. “Spanja është një vend demokratik dhe konflikti për Katalonjën duhet të zgjidhet brenda të drejtës dhe ligjit kushtetues spanjoll”, ka thënë Seibert.

Kontrolloni gjithashtu

Nga retorika kundër “Të Parit” te ngulmimi për pozitën: Albin Kurti dhe qasja e tanishme ndaj kryeparlamentares

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka refuzuar për disa javë me radhë të ndryshojë emrin …