leoni

Artan Grubi

Prokuroria në Maqedoni ka kërkuar fletë-arrest ndërkombëtare për ish-zëvendës-kryeministrin e Maqedonisë, Artan Grubi

Prokuroria në Maqedoni ka kërkuar fletë-arrest ndërkombëtare për ish-zëvendës-kryeministrin e Maqedonisë, Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët janë duke u hetuar në një rast për përvetësim të pasurisë së paligjshme. Kërkesa e prokurorëve vjen pasi Gjykata Themelore e Shkupit urdhëroi 30 ditë paraburgim për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin. Prokuroria Themelore Publike në Shkup tha në një komunikatë se do t’i kërkojë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut publikimin e fletarrestimeve kombëtare dhe një deklaratë për lëshimin e fletarrestimeve ndërkombëtare.  Sipas Prokurorisë, Grubi, si i dyshuar i dytë në këtë rast, akuzohet se ka lehtësuar një procedurë të paligjshme për furnizimin me terminale, pavarësisht njohurive se Lotaria Shtetërore nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit, brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …