Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimin me vrasje të gazetarit dhe drejtuesit të portalit “Periskopi”, Ilir Mirena

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimin me vrasje të gazetarit dhe drejtuesit të portalit “Periskopi”, Ilir Mirena

AGK-ja ka shprehur shqetësim të thellë për mesazhin kërcënues  që ka marrë, Ilir  Mirena, dhe ka ftuar Policinë e Kosovës që të hetojë urgjentisht rastin. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thekson se kjo gjuhë kundër gazetarëve është duke vazhduar, dhe kanë bërë thirrje tek Qeveria e Kosovës dhe partia në pushtet të mos nxisë dhe të kontribuojë në zbutjen e diskursit publik kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Ilir Mirena e ka postuar në Facebook një koment në të cilin një person i shkruan: “Ky veq plumin e ka hak e meriton”. AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me natyrën kërcënuese për jetë të mesazhit, dhe e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë urgjentisht rastin. Ky kërcënim është vazhdimësi e të tjera kërcënimeve të ngjashme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve në kohët e fundit. AGK-ja e fton sërish Qeverinë e Kosovës dhe partinë në pushtet, që të mos nxisë, por të kontribuojë në zbutjen e diskursit të rënduar publik,  kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …