Edward Ferguson; Londra do të donte të shihte që drafti i Statutit të Asociacionit që është hartuar nga BE-ja, të miratohet

Edward Ferguson; Londra do të donte të shihte që drafti i Statutit të Asociacionit që është hartuar nga BE-ja, të miratohet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë për “Tanjug” ka deklaruar  se Londra zyrtare dëshiron ta shoh Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që është formuar dhe ka thënë se vazhdojnë ta përkrahin BE-në në kërkesën për themelim. Londra do të donte të shihte që drafti i Statutit të Asociacionit që është hartuar nga BE të miratohet dhe ka shtuar se vazhdojnë të insistojnë për themelimin e Asociacionit. Ferguson gjithashtu ka përmendur edhe obligimet nga Beogradi, siç është mos pengimi i Kosovës në rrugën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ambasadori anglez ka theksuar se Londra nuk është e kënaqur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe thekson se janë të shqetësuar edhe për sulmin ndaj trupave të NATO-s, ngjarjet në Banjskë, shpërthimin e kanalit afër Zubin Potokut, i cili furnizon me ujë dhe energji një numër të madh të popullatës dhe etnive të ndryshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …