Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të dyshuarin e sulmit ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet Lj.M., i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Sipas Prokurorisë, ndaj të dyshuarit rëndojnë veprat penale të bashkimit për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrjes në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Ai dyshohet se më 29 maj 2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje me persona të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që po raportonin nga ngjarja. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur prova materiale, përfshirë një telefon, uniforma ushtarake, dy USB dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste. Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e të gjithë personave të përfshirë në këto akte dhune.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Jashar Jashari (16.4.1967 – 25. 8. 1998)

Më 25 gusht të viti 1998 ka rënë trimërisht në Luzhnicë, komandanti, Ismet Jashari

Më 25 gusht të viti 1998  ka rënë trimërisht në Luzhnicë, komandanti, Ismet Jashari. Ai  …