Prokuroria Speciale rrit aktakuzat për krime lufte në mungesë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka intensifikuar ndjekjen penale për krime lufte, duke ngritur një numër të konsiderueshëm aktakuzash edhe në mungesë të të akuzuarve, në një kohë kur sistemi i drejtësisë po përballet me vështirësi serioze në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar 50 procedura penale ndaj 154 pjesëtarëve të forcave serbe të dyshuar për krime lufte. Prej tyre, 35 aktakuza janë ngritur në mungesë, ndërsa gjithsej 24 procese të tilla mbeten aktive ndaj rreth 120 të akuzuarve. Po ashtu, gjatë së njëjtës periudhë janë ngritur edhe 15 aktakuza të reja, prej të cilave 10 janë në mungesë, duke e shtuar më tej numrin e rasteve që trajtohen pa praninë fizike të të pandehurve. Përfaqësuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, ka paralajmëruar se gjykimet në mungesë duhet të zhvillohen me kujdes të shtuar dhe në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të shmangur shkeljet procedurale. Sipas tij, me kalimin e kohës rritet rreziku i humbjes së dëshmitarëve dhe i vështirësimit të zbardhjes së plotë të rasteve, ndërsa shumë viktima ende presin drejtësi pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës në Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …