leoni

Protesta kundër Gjykatës Speciale pritet të mbushë sheshin, përçarje politike në qëndrime

Një protestë e madhe popullore pritet të mbahet sot në sheshin e Prishtinës, me pjesëmarrje të paralajmëruar nga përfaqësues të spektrit të gjerë politik dhe shoqërisë civile. Pavarësisht dallimeve ideologjike dhe partiake, protestuesit janë bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët: kundërshtimi i Gjykatës Speciale, e cila për shumëkënd është kthyer në simbol të padrejtësisë dhe mungesës së transparencës. Organizatat e dala nga lufta çlirimtare e Kosovës janë ndër iniciatorët kryesorë të protestës. Thirrja për protestë nuk ka marrë mbështetje nga partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila në vend të përkrahjes ka zgjedhur të kritikojë figurat që qëndrojnë pas protestës. Deputeti i VV-së, Sali Zyba, ironizoi mbështetjen e protestës përmes një postimi në rrjetet sociale ku i vuri në një rresht Isa Mustafën, Përparim Ramën dhe analistin Fatmir Sheholli. Komentet e tij morën përkrahje nga zyrtarë të tjerë të VV-së, përfshirë Arlind Manxhukën dhe Elvis Hoxhën. Avni Zogiani, një tjetër zyrtar i kësaj partie, përdori ironi ndaj Isa Mustafës duke e quajtur “Komandant Sava”, ndërsa deputeti Arbër Rexhaj postoi një kujtesë që lidhet me themelimin e Gjykatës Speciale më 3 gusht 2015 – datë që nënkupton edhe përgjegjësinë e qeverisë së atëhershme për krijimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: OVL-UÇK thirrje për mobilizim në protestën kundër padrejtësive në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm qytetar …