Qytetar të shumtë po protestojnë në Tiranë kundër pranisë së kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili ka mohuar masakrën në Reçak të realizuar nga policia dhe ushtria e Serbisë. Protesta është duke u mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri. Protestuesit po brohorasin “ Kombi digjet, qeveritë krihen”, “Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”, “Afrohu atdheut jo Vuçiçit” e parolla të tjera.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
