Protestuesit akuzojnë qeverinë dhe kryeprokurorin e Bullgarisë për proteksionizmit dhe varësi nga oligarkët

Mijëra qytetar të Bullgarisë po protestojnë në Sofje për disa ditë me radhë kundër autoriteteve të vendit. Ata po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrin, Boyko Borisov për shkak të akuzave për korrupsion.  Protestuesit kanë bllokuar tri rrugë kryesore në Sofja që prej 29 korrikut dhe më 1 gusht mbajtën një protestë, që u konsiderua më e madhja në këto vitet e fundit. Policia – që i hoqi këto pengesa më 7 gusht – i paralajmëroi protestuesit se më nuk do të tolerojë që ata të bëjnë një gjë të tillë. Protestuesit gjatë natës ndërmjet 7 dhe 8 gushtit vendosën edhe tenda në tri rrugët kryesore, rreth së cilave vendosën konteinerë të mëdhenj të mbeturinave dhe ulëse të parqeve. Protestuesit përveç qeverisë po akuzojnë edhe kryeprokurorin e shtetit për proteksionizmit dhe varësinë nga oligarkët.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …