Partia Socialiste e Shqipërisë ka kërkuar nga Partia Komuniste e Kinës ta njohë pavarësinë e Kosovës

PS: Nuk do të lejojmë PD dhe askënd tjetër ta kthejë Shqipërinë mbrapa

Partia Socialiste e Shqipërisë me anë të një deklarate për shtyp është shprehur të enjten se, Berisha dhe Basha nuk kanë asgjë çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë. “Ata mund të ofrojnë vetëm gënjeshtra nga çadra e tyre, e cila është kthyer tashmë në strehën e fshehjes të së vërtetës nga realiteti. Tashmë po bëhet përherë e më e qartë për të gjithë shqiptarët, se kjo çadër nuk ka as plan dhe as shpresë për t’i ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve, përveç thirrjeve dhe kërcënimeve për dhunë”, thuhet në deklaratë. PS-ja thekson se, “nuk do ta lejojë PD-në dhe askënd tjetër ta kthejë Shqipërinë mbrapa në të kaluarën e kaosit dhe paligjshmërisë; dhe ne nuk do të lejojmë askënd të bllokojë rrugën tonë drejt Evropës dhe drejt shpresës për drejtësi e më tepër vende të reja pune”.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …