PSD

PSD-ja do të protestojë në orën 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për shkarkimin e Hekuran Muratit

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka kërkuar  dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së. Kjo parti do të mbajë një protestë sonte në orën 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për shkarkimin e Hekuran Muratit. Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj theksoi se kanë parë disa deklarata për të sulmuar dhe denigruar përpjekjen e një populli për çlirim. “Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet. Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së ka saktçësuar Dardan Molliqaj.  Ndërsa,  Natyra Kuqi tha se ministri Murati nuk mund të jetë ministër i Kosovës që është çliruar nga UÇK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …