Shpresa Bajraktari Ruci: Ne kërkojmë zhvillim dhe progres shoqëror në interes të popullit dhe të kombit shqiptar

Disa zotërinj shpesh here, ne qe shkruajmë evidentojmë dhe analizojmë ngjarje dhe fenomene shoqërore te Epokës Lavdimadhe Enveriane na quajnë, nostalgjikë.

Nuk mund te quhen nostalgjik ata individë apo grupe shoqërore, qe dine te bëjnë dallime dhe krahasime ndërmjet 2 sistemeve shoqërore asaj socialiste me këtë kapitaliste.

Qe krahasojnë arritjet dhe vlerat e sistemit socialist krahasimesh me dështimet e politikave antikombëtare dhe shoqërore si dhe anti vlerat qe u instaluan nga kapitalizmi ne Shqipëri;

Si te kërkojnë te ndërtojnë një sistem human përparimtar progresiv ,qe t’u shërbej interesave te fëmijëve te tanë;

Qe fëmijët dhe te rinjtë tanë te rriten dhe te edukohen te shëndetshëm dhe te pastër moralisht;

Qe shkolla te jete tempulli i dijes qe te mos blihen diplomat ,por shkolla te përgatisë qytetare te ndershëm dhe specialiste te afte për te ndërtuar atdheun e tyre dhe jo te shesë fuqinë e krahut dhe te mendjes ne vende te huaja.

Qe njerëzit te punojnë ne fabrika dhe uzina për veten e tyre dhe jo për te mbushur xhepat e kapitalisteve.

Te punojnë token dhe te mbjellat e tyre për te siguruar prodhimet bujqësore dhe blegtorale dhe jo te presin nga te tjerët te na sigurojnë bukën.

Te kemi një ushtri te forte ,qe ne rast kërcënimi nga jashtë te jemi te mbrojtur.

Për te pasur një jete te bukur dhe te pastër moralisht si dhe shendetrisht siç e kishin pasur atë ;ne Epokën Lavdimadhe Enveriane.

Qe hienat padrejtësisht ,te cilët ne emër te “Demokracisë” te gjitha këto i shkatërruan nga themelet ;

Per interesat e tyre meskine dhe te antishqiptareve;

Qe u pasuruan me djersen e popullit ;

Qe u bën pjese e skenarëve te djallëzuar, për ti vene zjarrin Shqipërisë ,duke shkatërruar nga themelet vlerat materiale dhe ato morale;

Qe me gënjeshtra dhe mashtrime tradhtuan popullin duke e lënë ne mëshirë te fatit, pa asnjë perspektivë per te ardhmen!

Ja pra pse populli nuk i ha me gënjeshtrat dhe mashtrimet e pseudemokracise ,por do te kërkojë ,do te punoj dhe luftoj për një pushtet te tyre ,qe te shpreh dhe mbroj interesat e masave popullore ,qe te jetojnë dhe punojnë duke gëzuar frutat e punës se tyre ,për te qene zot ne Atdheun e tyre.

Zotërinj !

Se kërkojmë këto ndryshime shoqërore na quani nostalgjik??.

Jo ne nuk jemi nostalgjik.

Ne jemi atdhetare.

Ne jemi realiste.

Ne jemi progresiste.

Ne kërkojmë zhvillim dhe progres shoqëror ne interes te popullit dhe te kombit shqiptare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …