PSD-ja kreu një aksion para Kuvendit, për të kundërshtuar ndryshimin e plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Partia Socialdemokrate ka kryer  një aksion para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ata kanë vendosur një kukull me fotografi të kryeministrit, Albin Kurti para dyerve të Kuvendit të veshur si prokuror ku shkruan “Dua të bëhem prokuror”. Aktivisti, Zgjim Hyseni nga PSD-ja  ka përmendur përpjekjet e pushtetit për të ndikuar në zgjedhjen e kryeprokurorit. Po ashtu ai ka përmendur edhe përpjekjet paraprake të partisë në pushtet, të cilat janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Gjatë aksionit disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate, dhe sekretari i  kësaj partie Nol Nushi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi e kanë bllokuar manifestimin për 7 Marsin, ku ishte paraparë të fliste, kryeministri Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

 

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …