Pse dy “të mëdhenjtë” e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë zgjedhur të heshtin gjatë këtyre ditëve?

Pse dy “të mëdhenjtë” e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë zgjedhur të heshtin gjatë këtyre ditëve?

Dy “të mëdhenjtë” e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë zgjedhur që të struken dhe të heshtin këtyre ditëve, duke e lënë kështu të “vetmuar” Kryeministrin Ramush Haradinaj në masat ndëshkuese ndaj Serbisë dhe Bosnjës për pengesat që plot 11 vite ato po ia bëjnë pavarësisë së Kosovës.

Asnjë fjalë e vetme nuk është thënë as nga Thaçi e as nga Veseli për taksën doganore prej 100 për qind ndaj mallrave nga vendet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Arsyet e heshtjes së tyre nuk dihen, ato vetëm mund të spekulohen, por heshtja e tyre është e krejtësisht e pa vend.

Kosova ka nevojë për qëndrime unike nga të gjitha institucionet dhe krerët e tyre, sidomos në këto momente kur beteja politiko-tregtare e qeverisë Haradinaj me shtetin fqinj është rreptësuar si asnjëherë më parë që nga përfundimi i luftës.

Kalkulimet politike eventuale të Thaçit dhe Veselit për të zgjedhur strukjen dhe heshtjen ndaj betejës së Haradinajt me Serbinë – e udhëhequr nga njerëzit e Sllobodan Millosheviçit: Aleksandar Vuçiçi, Ivica Daçiçi e Aleksandar Vulin – janë krejtësisht të gabuara.

Fjalimet e tyre të mëparshme se si duhet zhvilluar ekonomia e Kosovës dhe ndihmuar prodhimi vendor vihet në test dhe po ashtu krejt në dyshim pikërisht këtyre ditëve.

Prodhuesit vendor ia dhanë mbështetjen e plotë Haradinajt. Qytetarët shqiptarë të Kosovës po ashtu.

Haradinaj nuk është i vetmuar, por janë Thaçi e Veseli të vetmuarit dhe të vet-izoluarit në këto momente dramatike në Kosovë dhe rajon.

( dtt-net.com)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Vetëvendosja ka garuar në zgjedhjet e fundit me platformën për punësim dhe drejtësi, jo për rritje pagash

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë sot para deputetëve, në Kuvend,   se pakoja për përballje me …